E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, bulevardet dhe rrugët kryesore, së shpejti në rikonstruksion

Korçë- Rrugët dhe bulevardet kryesore të Korçës do ti nënshtrohen ndërhyrjeve emergjente. Stina e pranverës duket se ka vënë në punë ndërmarrjen e punëve publike pranë bashkisë së qytetit, cila nga dita e djeshme ka nisur punën për ndërhyrjen në gropat e shumta të përhapura në mënyrë masive në të gjitha rrugët kryesore dhe bulevardet e qytetit të serenatave. Një fond prej 500 mijë lekësh është vënë në dispozicion nga bashkia për të ndërhyrë në të gjitha rrugët e dëmtuara. Stina e ftohtë e dimrit me temperatura të ulëta nga njëra anë si dhe punimet që po kryhen për kanalizimin e ujërave të zeza kanë krijuar probleme në infrastrukturën rrugore. Bashkia ka nisur të ndërhyjë, për ta përgatitur qytetin ndryshe në prag të stinës së pranverës kur shtohet dhe numri i turistëve, kryesisht gjatë fundjavave në të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›