Durrës, "Credit Car" bllokon 3 makina luksoze të vjedhura, procedohen pronarët

Tre makina luksoze janë bllokuar dhe ndaj pronarëve të këtyre makinave ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, ndërkohë që gjatë kontrollit një tjetër person i ka shpëtuar me gjithë makinën e tij të vjedhur policisë, duke i lënë në duar vetëm lejen e qarkullimit. Policia e Durrësit vazhdon bllokimin e makinave që vidhen në perëndim dhe që udhëtojnë lirisht në Shqipëri. Këto makina janë kapur në kuadër të Plan
- Operacionit me emrin e koduar Credit Car të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me qëllim identifikimin dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale të cilët realizojnë trafikimin e mjeteve motorike të vjedhura në shtetet e Europës Perëndimore me destinacion vendet e Europës Juglindore. Ky trafikim bëhet në formën e mashtrimit, me makina të blera me kredi, të marra me qira, apo në formë mashtrim siguracioni. Gjatë ditës së hënë dhe të martë janë bllokuar tre mjete dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj 27- vjeçarit Mikel Hyka, lindur dhe banues në Fier. Procedimi ndaj tij filloi për arsye se në plazhin e Durrësit pikërisht në sektorin Plepa ju bllokua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip Land Rover me targë FR 1616 D, i cili rezulton i vjedhur në shtetin Anglez në vitin 2003. Hyka akuzohet tashmë për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike. Për të njëjtën akuzë është ndaluar edhe Olgert Mara, 28 vjeç, lindur dhe banues në Kuçovë. Procedimi penal ndaj tij filloi se në vendin e quajtur karburant Eldanë hyrje të autostradës Durrës Tiranë po udhëtonte me mjetin e tij tip Benc Mercedes me targë KV 1687 B, Donald Keli nga Kuçova. Pavarësisht se nuk udhëtonte vetë me të, Mara është në pronësi të mjetit ndaj është proceduar penalisht. Automjeti në pronësi të Olgert Marës rezulton të jetë i vjedhur në Bullgari në vitin 2001. Policia e Durrësit ka proceduar penalisht edhe shtetasin Besnik Shehu, 49 vjeç, lindur dhe banues ne Fier, pasi në sektorin Plepa në Durrës po udhëtonte me mjetin e tij tip Audi A 6 me targë TR 3351 L, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani në vitin 2005. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Largimi i Hykës
Ndërkohë kontrollit të policisë për makina të vjedhura i ka shpëtuar Pëllumb Hyka, banues në Tiranë, i cili në vendin e quajtur Mbikalim Fushë Krujë është ndaluar nga shërbimet e policisë për verifikim dokumentacioni të mjetit të tij tip Benc Mercedes, ngjyrë e zezë me targë TR 4141 K. Pasi i ka dhënë policisë lejen e qarkullimit, Hyka nuk i është bindur urdhrit të policëve për të zbritur nga makina por është larguar menjëherë në drejtim të Vorës pa arritur të bllokohet. Në cilësinë e provës materiale është bllokuar leja e qarkullimit të cilën Hyka ia ka dhënë punonjësve të policisë. Automjeti në pronësi te Pëllumb Hykës rezulton i vjedhur në Gjermani në vitin 2005. Me këto tre makina të bllokuara në fillim të kësaj jave shkon në gjashtë numri i makinave luksoze të bllokuara nga policia e Durrësit e po kështu janë edhe gjashtë pronarët e këtyre makinave që kanë proceduar penalisht. Vetëm një javë më parë janë bllokuar tre makina të markave tepër të njohura, ndërkohë që fillimi i kësaj jave ka sjellë bllokimin edhe të tre makinave të tjera luksoze. Operacioni i policisë për bllokimin e këtyre mjeteve të vjedhura u krye si pasojë e sinjalizimeve që në Shqipëri janë futur automjete të vjedhura nga e gjithë bota. Në listën që verifikohet me anën e një kompjuteri, kontrollohet targa dhe tipi i automjetit, duke lehtësuar punën e punonjësve të policisë, të cilët jo në pak raste kanë bllokuar automjete luksoze të cilësuara të vjedhura.