Gjirokastër, transportonte klandestinë drejt Greqisë, arrestohet
GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dje pak para mesnate shtetasin Josif Beqiraj banues në Metoq të Sarandës i cili tentoi të kalonte disa shtetas si klandestinë drejt Greqisë. Policia identifikoi automjetin e tip Benz me targa SR 54-07 B i cili lëvzite nga Fieri në drejtim të Kakavaijës brenda të cilit ndodheshin disa shtetas të cilët donin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin. Brenda autmojetit ndodheshin 2 femra nga Berati, një nënë me fëmijën 4 vjec nga Fieri si dhe një burrë nga Lushnja. Beqiraj tentoi kalimin klandestin të tyre drejt Greqisë kundrejt shumës 1600-2000 euro për person. Drejtuesi i automjetit sapo ka konstatuar postbllokun policor në afërsi të Jergucatit ka devijuar rrugën duke u futur në një rrugë qorre por u bllokua pak me tutje nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar dhe shërbimet e policisë kufitare. Shtetasi në fjalë punonte si taksixhi dhe kishte siguruar dokumenta të falsifikuara.(m.a/News24/BalkanWeb)