PS: Kriza në kuti, dilogu në tryezë me presidentin
TIRANë- Pas deklaratave të bëra nga Ilir Rusmajli, anëtar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KiE, se në rezolutë nuk thuhet se Shqipëria është në krizë, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Socialiste. Deputetja Olta Xhacka është shprehur se “është për të ardhur keq që sot përfaqësohemi në qeveri nga njerëz të cilët po tallen përditë me këtë popull. Sot doli zoti Rusmajli, për të na treguar se Këshilli i Europës nuk paska folur për krizë, kur ka shkruar në rezolutë që Shqipëria është në krizë”.Xhacka i bëri thirrje Berishës ti linte lojrat me shqiptarët por të ulej sa më parë në tryezën e presidentit për të dialoguar. Sipas saj, kriza politike vazhdon të qëndrojë e mbyllur në kutitë e 28 qershorit.“I bëjmë apel Sali Berishës të mos nxjerrë më gjuhën përmes burrash pa gojë e pafytyrë për tu tallur me shqiptarët, por të ulet pa humbur kohë në tryezën e presidentit për të dialoguar dhe për të hapur kutitë ku janë rrënjët e kësaj krizë që po mbyt gjithë shqiptarët sot. Në të kundërt, protesta dhe vetëm protesta do të kemi deri në largimin e kësaj qeverie që ka grabitur zgjedhjet për të grabitur të gjithë Shqipërinë” – deklaroi Xhacka.(m.a/BalkanWeb)