Kuçi: Serbia ka filluar ta pranojë realitetin e Kosovës
PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, e ka cilësuar deklaratën e Oliver Ivanovic për hyrjen e Serbisë në BE pa Kosovën, si fillim të vetëdijesimit të Serbisë dhe të njohjes së realitetit në Kosovë. Por Kuçi tha se Kosova nuk do të heq dorë nga asnjë pjesë e territorit, në veçanti nga veriu i saj.Komentet e zëvendëskryeministrit, pasuan deklaratat e sekretarit të shtetit në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, se elita politike serbe duhet t'ia bëjë me dije popullit se Serbia është e gatshme, që të hyjë pa Kosovën në Bashkimin Evropian.Ai ka thënë se kjo gjendje mund të ndryshohet vetëm me krijimin e një mjedisi tjetër politik dhe ekonomik, i cili do të mundësojë një marrëveshje historike të të dyja palëve.Ivanovic megjithatë ka thënë se Serbia asnjëherë nuk do të heqë dorë nga veriu i Kosovës."Kosova dhe Serbia janë dy shtete të ndara. Kosova ka territorin e vet ka shtetin e vet dhe si e tillë do të hyjë në Unionin Evropian", tha zv/kryeministri i Kosovës.(m.a/telegraf/BalkanWeb)