E Diel, 1 Nëntor 2026

Mihrije Braha sfidon ekranin me "Female"

PRISHTINE- Këngëtarja kosovare, Mihrije Braha përvecëse sfidon vitet që ka mbi shpinë, ka vendosur të sfidojë edhe veten e saj. Ajo ka marrë përgjegjësinë e drejtimit të një emisioni krejtësisht të sajin. Mihrija, këngëtarja që ka mbytur kohën, duke mbetur e re në dukje dhe në shpirt, tashmë ka nisur përgatitijet për emisionin, e titulluar “Female”. Duke qenë feminsite, ajo nuk ka dëshirë që të tingëllojë vetëm e tillë, por thjeshtë gjithë grave dhe vajzave të suksesshme, të profesioneve të ndryshme, t’u jepet mundësia të rrëfejnë në ekranin televiziv sukseset, sfidat, dëshirat, pasionet, brengat, vështirësitë e jetës që ato i kanë shoqëruar deri tek suksesi i arritur. Për cdo të enjte, në orën 20:00 ajo na shfaqet në ekranet televizive, nën logon “Boom TV”, për të cilin është folur mjaft se është i saj dhe i Naim Abazit. Emisionin po e relakson edhe me muzikë, qoftë duke kënduar vetë, apo ndonjë këngëtare e ftuar e saj. “Po mundohem të bëj punën e moderators”, ka thënë ajo, ani pse ka marrë komplimente të shumta nga çdo mysafire e ftuar deri më tani.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›