PS, Beqja:Vendi në krizë ekonomike e politike
TIRANE- Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se përvecëse në krizë politike e ka zhytur vendin edhe në krizë ekonomike. Deputeti Ilir Beqja deklaron se së fundmi kërkohet edhe rritja e cmimit të ujit, ndërsa theksoi se nëncmimi i lekut ndaj euros është një tjetër taksë e sheshtë që duhet ta paguajnëe shqiptarët.“Dje papërgjegjshmëria e qeverisë së Sali Berishës vijoi duke kërkuar edhe dyfishimin e cmimit të ujit, si fillim për të gjithë qytetarët e qarkut të Tiranës. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, sot një euro blihet 140 lekë dhe 1 dollar 100 lekë. Nëncmimi i lekut me 10% kundrejt euros, është një tjetër taksë e fshehtë që sot duhet të paguajnë familjet shqiptare. Leku po nëncmohet nga politikat e papërgjegjshme ekonomike të qeverisë së Sali Berishës”.Sipas Beqajt, e vetmja mënzrë për të zgjidhur krizën është ose largimi i Berishës, ose hapja e kutive.“Sali Berisha shtrenjtoi bukën, shtrenjtoi dritat, shtrenjtoi gazin, shtrenjtoi spitalet dhe tani po shtrenjton edhe ujin. Përfundimisht sot Shqipëria është zhytur në krizë politike por edhe në krizë ekonomike. Krizën politike tashmë e pranojnë edhe partnerët ndërkombëtarë, ndërkohë që krizën ekonomike e përjetojnë cdo ditë shqiptarët e thjeshtë. Sali Berisha është përgjegjësi i krizave të cilat duhet ti zgjidhë, ose duke hapur kutitë ose duke u larguar” – përfundoi Beqja.(m.a/BalkanWeb)