E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster vetem ne korrik 93 raste zjarri

Vatrat e zjarreve të rregjistruara gjatë muajit korrik në Qarkun e Gjirokastrës llogariten në 93 raste. Sipas burimeve në Policinë për
Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër, pjesa me e madhe e zjarreve të rregjistruara gjatë muajit korrik në rrethet e Përmetit,
Tepelenës dhe Gjirokastrës kanë rënë në sipërfaqet kullosore.

“Më problematike në këtë drejtim ka qenë zona e Dropullit dhe kufiri i gjelbërt me Greqinë, kur për shuarjen e disa zjarreve është dashur
ndërhyrja e avionëve dhe helikopterëve zjarrfikës të ardhura nga shteti fqinjë”, thonë specialistët zjarrfikës në Gjirokastër.

Gjatë korrikut në numër më të ulët kanë qenë vatrat e zjarrit të rregjistruara në shtëpi banimi, biznese, etj. Falë ndërhyrjes në kohë
këto zjarre nuk janë shoqëruar me dëmtime të banorëve ndërkohë që edhe dëmi ekonomik i tyre llogaritet të jetë i vogël.

Krahas shuarjes së vatrave të zjarrit gjatë kësaj periudhe efektivat zjarrfikës në Gjirokastër po kontribuojnë edhe në rastet e emergjencave civile. “Në mjaft raste zjaresh ne kemi mbështetur banorët duke evakuar nga zonat e mbuluara nga tymi dhe bloza të moshuarit, fëmijët, personat me probleme kardiake, etj”, thonë zjarrfikësit e Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›