Lushnje Muzeu Historik vizitohet nga turistet e huaj
Jehona e Kongresit të Lushnjes dhe zbulimet e fundit arkeologjike në rrethinat e këtij qyteti kanë tërhequr vëmendjen e turistëve vendas
dhe të huaj.Prej disa ditësh muzeu historik dhe shtëpia ku u mblodh Kongresi i Lushnjes janë vizituar nga turistët të cilët gjejnë në to
historine mijëravjecare të rrethit.
Pavioni i veshjeve popullore, ai i luftes dhe gjetjet e periudhës së hershme janë më të vizituarat. Sipas vizitorëve të huaj, gjithcka e ekspozuar është tepër interesante sidomos fotografitë e vjetra.
Fotografitë 10-tra vjecare që i përkasin periudhës së luftës janë tepër të kërkuara nëpër stendat e muzeut. Por gjetja e informacioneve
mbi objektet që janë ekspozuar në muze nëpërmjet fletëpalosjeve, botuar në disa gjuhe të huaja, janë informacione të vlefshme që turistët i marrin me vete.
Drejtori i muzeut historik të qytetit të Lushnjes Niko Ferro shprehet se këto ditë është rritur interesi i turistëve të huaj. Aktualisht stendat e muzeut po pasurohen cdo ditë me gjetjet e reja të kryera kohët e fundit në rrethinat e Lushnjes. Ndërkohë po punohet për vendosjen e fotografive të delegatëve që moren pjesë në themelimin e Kongresit të Lushnjes.