E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia plan masash konkrete per parandalimin e aksidenteve

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, përmes Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor, ka marrë të gjitha masat policore për parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Kështu në zbatim të Planit të Masave është hartuar një plan masash me detyra konkrete që iu është dërguar Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor dhe Komisariateve të Policisë Nr.1,2,3,4,5,6 Tiranë e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Ndër masat e marra është parashikuar një bashkëpunim edhe më të frytshëm më Njësinë Rajonale të Qarkullimit rrgor Tiranë, me Komisariatet e Policisë së Tiranës për parandalimin e aksidenteve e ngjarjeve të tjera aksidentale, në akset rrugore të qyetit të Tiranës dhe në vecanti në akset rrugore të zonave rurale.

Në sajë të masave të mësipërme aktualisht është krijuar dhe po funksionon, grupi Task-Forcë, i cili përbehet nga punonjes policie të Njësisë së Rajonale të Qarkullimit Rrogor dhe specialistët në Komisariatet e Policisë Tiranë.

Gjithashtu shtim të masave policore, ka patur në disa segmente rrugore të qytetit të Tiranës, në të cilat po zhvillohen punime, ku për shkak të lëvizjes së ngadalte të automjeteve kemi dhe rëndim e vështirësi të trafikut, me qëllim parandalimin e incidenteve rrugore e normalizimin e qarkullimit.

Nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje - daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës.

Me gjithë masat e marra nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë, vetëm përgjatë ditës së djeshme janë vendosur gjithsej 935 masa administrative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›