E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti banesën me armë, kapet autori

 

DEVOLL - Terrorizoi një familje në orët e natës, duke plagosur kryefamiljarin. Një 25-vjeçar u identifikua si autor dhe u arrestua në kohë rekord nga policia e Korçës. Sipas burimeve zyrtare të saj bëhet e ditur, se Eduart Sino nga fshati Miras i Devollit, ka kryer grabitjen nën kërcënimin e armës në familjes e Sh.Çuçkës në fshatin Menkulas të Devollit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, duke u gdhirë dita e shtunë. I armatosur me një automatik kallashnikovi, Sino ka hyrë në banesën e shtetasit Çuçka në Menkulas dhe aty ka vënë para kërcënimit të armës banorët e kësaj familjeje. Sipas hetimeve të policisë Sino ka qenë i armatosur jo vetëm me kallashnikov, por edhe me një dorezë hekuri me të cilin ka goditur në kokë kryefamiljarin, duke i shkaktuar atij dëmtime. Pas kësaj ai ka vjedhur kursimet e familjes, në një shumë prej 200 mijë lekësh. Policia i bllokoi armën, dy krëhra me fishekë, dorezën metalike me të cilën është plagosur familjari si dhe veshjet e përdorura me maskim.         g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›