Ministri anglez kundër dosjeve, të përndjekurit padi në Strasburg

Ligji i spiunëve drejt asgjësimit
Britania kërkon pezullimin e ligjit të spiunëve ndërkohë që ish të përndjekurit kërkojnë miratimin e këtij ligji. Ish të përndjekurit kanë deklaruar se do të padisin në Gjykatën e Strasburgut vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ligjhi i dosjeve po shndërrohet në luftë deklaratash, ku ndërkombëtarët po mbështesin rrëzimin e këtij ligji i cili sipas tyre shkel kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Berisha nga ana e tiuj deklaron se do të njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se kjo Gjykatë ka pasur konflikt të drejtëprdrejtë të interesit në shqyrtimin e këtij ligji. Ligji i spiunëve duket se do të rikthehet pluhurit në sirtarët e parlamentit duke nxjerrë të larë dhe fitues përballë shtresës së persektuarve kryeministrin e vendit Sali Berisha. Tashmë koha për të riparuar këtë ligj është e pamjaftueshme nëse llogarisim që politika tani hyn në fushatën zgjedhore dhe nuk ka për tiu rithyer më këtij ligji. Ndërkohë që presidenti i republikës Bamir Topi duket se vazhdon të jetë në sinkron të plotë me opozitën përsa i përket ligjit të spiunëve. Tashmë politika shqiptare duket se është e gjitha e intriguar brenda qerthullit të dosjeve të sigurimit të shtetit. Mesa duket edhe legjislatura e ardhsme do të ketë akuza me pseudonime, ashtu siç tashmë e gjithë politika shqiptare duket se ka një njollë të errët që e lidh me një të kaluar të njehsuar me sigurimin e shtetit.
Ministri britanik kundër dosjeve
Britania sugjeron qeverinë shqiptare që të reflektojë mbi ligjin e dosjeve, që pezulloi Gjykata Kushtetuese. Kjo deklaratë është bërë nga ministri Britanik kundër krimit, Vernon Coaker, gjatë një konference për shtyp të zhvilluar ditën e djeshme me ambasadorin e Britanisë në Tiranë. Sipas Coaker, qeveria Britanike përkrah nismën për tu shkëputur nga komunizmi, por kjo duhet bërë në respekt të Kushtetutës. I pyetur nga mediat për ligjin e shumëdiskutuar të pastrimit të figurave, ministri britanik u shpreh se ishte njohur me ligjin në fjalë dhe mbështeti iniciativën e hapjes së dosjeve, pasi siç theksoi ai, britanikët e mbështesin shkëputjen nga komunizmi. Ndërsa sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të ligjit deri në një vendim të saj përfundimtar, Coaker tha se ska më dyshim që qeveria duhet të reflektojë ndaj ligjit që hartoi, dhe ky reflektim të nisë që pas vendimit që shprehu pak ditë më parë Kushtetuesja. "Ne i kuptojmë ndjenjat e shqiptareve për tu ndarë nga krimet e së kaluarës, vrasjet, torturat dhe kryeministri na shpjegoi sesi Shqipëria po përpiqet të shkëputet nga e kaluara. Qëndrimi ynë është se pavarësisht sesi përpiqeni për tu ndarë nga e shkuara, duhet të gjeni një mënyrë kushtetuese për ta bërë. Mësova se Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ky vendim do ti japë mundësi qeverisë të reflektoje", deklaroi Vernon Coaker, sekretari për çështjet e rendit, krimit dhe antiterrorizmit, në Britaninë e Madhe.
Ish të përndjekurit padisin Kushtetuesen në Strasburg
Pezullimi i aplikimit të ligjit të Dosjeve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka zhgënjyer edhe ish të përndjekurit politikë, të cilët shprehen se do ti drejtohen Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Sipas tyre ata do të ndërmarrin këtë veprim, pasi Gjykata Kushtetuese me pezullimin e ligjit të pastrimit të figurave, ka cenuar sipas tyre të drejtat. "Jemi thellësisht të zhgënjyer dhe të irrituar nga vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese. Pas këtij vendimi ne mbetemi i vetmi vend në Europë që nuk është ndarë ende nga krimet e diktaturës komuniste dhe nuk ka hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit", thuhet në deklaratën e përbashkët të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë. Bedri Blloshmi, tha në emër të ish të persekutuarëve se "ne i njohim persekutorët tanë dhe i dimë krimet që kanë kryer, sepse jemi ende gjallë dhe asnjë vendim i standardeve të sigurimit të shtetit nuk do të na ndalë të bëjmë zbardhjen e krimeve të tyre". Sipas ish-të përndjekurve politikë, prokurorët të cilët kanë dhënë pretenca me pushkatim, varje në litar, burgosje politike apo internime nuk kanë vend në institucionet e shtetit të së drejtës. Madje shtuan se javën e ardhshme do të zhvillojnë edhe një protestë paqësore para mjediseve të Gjykatës Kushtetuese.
Email This Klikime: 13