Gjirokastër, zjarr në kufirin Shqipëri-Greqi

Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot pasdite në fshatin Pepelë në qarkun e Gjirokastrës. Sipas informacioneve të marra zjarri i fuqishëm ka përfshirë brezin kufitar me Greqinë dhe pikërisht fshatin Pepelë.
Flakët kanë përparuar shumë shpejt dhe forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre së bashku me forcat policore po punojnë ende për të mundësuar izolimin e vatrës dhe shuarjen e tij, ndonëse mësohet se është e vështirë.
Ndërkohë mësohet se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 5 zjarrëfikëse greke dhe 3 shqiptare të cilat po mundohen të shuajnë zjarrin.
Ende nuk bëhet e ditur se çfarë pasojash ka nga zjarri i madh si dhe shkakun kryesor të rënies së zjarrit.