Tiranë/ Merrnin para duke i kërcënuar, arrestohen 2 persona
Policia e kryeqytetit bëri me dije se janë arrestuar 2 shtetas pasi akuzohen se kërcënonon persona të ndryshme për ti marrë para. Zëdhënësja e policisë së Tiranës në një konferencë për shtyp theksoi se janë arrestuar shtetasit Xhovalin Stak Hasani, 32 vjeç, me banim në Itali dhe Fatmir Mark Quni, 28 vjeç, me banim në Kamëz Tiranë.
Në ngarkim të tyre, u bë e mundur ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë, e cila kishte caktuar në ngarkim të tyre masën e sigurisë "Arrest në burg" për konsumim të veprave penale "Shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënie pasurie" dhe "Vjedhje me armë".
Ndaj këtyre shtetasve u arrit të dokumentohet tërësisht implikimi i tyre në vjedhjen me armë, të datës 09 Maj 2010 në rrugën "Sadik Petrela" në Tiranë, ku i kanë marrë nën kërcënimin e armës një shtetasi, një shumë të konsiderueshme eurosh.
Pas disa ditësh, dyshohet se drejtuesi i këtij grupi kriminal, 32 vjeçari Xhovalin Hasani, ka organizuar me anë të telefonit nga Italia, një shtrëngim me anë të kanosjes po të këtij shtetasi, duke bashkëpunuar me 28 vjeçarin Fatmir Quni, me synim marrjen e shumës së parave prej 70 mijë eurove, të cilën e kanë realizuar me anë të kërcënimit dhe vjedhjes me armë.