E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Të nisë reforma zgjedhore

14-08-2011 / Gazeta 55

Kur duhen edhe dy javë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë edhe një herë thirrje partive politike të nisin punën për reformën zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama tha se puna për reformën zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në rekomandimet e ndërkombëtarëve. Sipas tij, LSI-ja i ka bërë apel në mënyrë të vazhdueshme që palët të ulen, ka ndërmarrë hapa konkret dhe ka punuar për të patur një projekt apo një draft konkret ndërsa shtoi se duhet të ndalohet ideja e bllokimit të reformës zgjedhore.
Lidhur me polemikat e fundit në radhët e LSI-së për punët e të zgjedhurve të parti në institucionet që ata drejtojnë, Luan Rama nuk mohoi një ndryshim të mundshëm të përfaqësuesve të kësaj force politike në qeveri. Ndërkaq, debatet për presidentin e ri, Rama i quajti të pavend dhe të parakohshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›