E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të kalonte me lundër, humb në ujë shoferi

Drejtuesi i nje kamioni plot me tulla e ka hipur automjetin e tij në mjetin lundrues tip lundër megjithë kundërshtimin e punonjësve të atjeshëm. Kamioni permbyset, trupi i shoferit humb ne uje. Deshmitaret "shoferi ishte i dehur" 

BUTRINT - Një kamion i ngarkuar me tulla është përmbysur gjatë mesnatës duke zbardhur dita e sotme në ujërat e kanalit të Butrintit. Si pasojë është shkaktuar vdekja e drejtuesit të kamionit.
Kanë qënë orët e para të mëngjesit të sotëm kur në kanalin e Butrintit, drejtuesi i kamionit, 40-vjeçari Flamur Hasani nga Saranda, e ka hipur automjetin e tij në mjetin lundrues tip lundër megjithë kundërshtimin e punonjësve të atjeshëm. Gjatë kalimit të kanalit mjeti lundrues është përmbysur me gjithë kamionin plot me tulla. Shoferi mendohet se ka humbur jetën në këtë aksident, ndërkohë që kërkimet për gjetjen e trupit të tij po vazhdojnë ende. Dështmitarët në vendngjarje theksojnë se drejtuesi i mjetit ka qënë në gjendje të dehur në momentin që ka kërkuar transportimin e kamionit mbi lundër.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›