Tenton të grabisë, përfundon me saçma çifteje në bark
Shkon të grabisë një banesë,
por në vend që
të "gdhihej" me shumë
para siç kishte planifikuar,
rrezikon vdekjen dhe mbetet i
plagosur. Ngjarja ka ndodhur
në Kamëz, duke u gdhirë dita e
djeshme. Burime nga policia e kryeqytetit
thanë se kanë shpallur
në kërkim një 27-vjeçar.
Ngjarja
Personi i dyshuar quhet Maksim
Tusha dhe po kërkohet
nga policia si përgjegjës kryesor
për këtë ngjarje. Siç bëjnë të
ditur burimet e policisë, Tusha
i piketuar nga krimi ekonomik
si person problematik, kishte
hyrë në banesën e një qytetari në
Kamëz me qëllim grabitjen, por
ka mbetur "viktimë" e pronarëve
të banesës. Ai është përballur me
pronarin e banesës, ku dhe ka
mbetur i plagosur. Në përpjekje
për t‘u larguar, Tusha është qëlluar
me çifte dhe nga të dhënat
e policisë, mësohet se ka marrë
disa saçma në trup. 27-vjeçari
Tusha ka qenë dhe më parë i
arrestuar dhe i dënuar me katër
vite burg për vjedhje. Siç bëhet e
ditur, ai ishte dënuar për vjedhje
me dhunë dhe e kishte përfunduar
dënimin.
Shqetësimi
I ashtuquajturi "krim i vogël"
është kthyer në fenomen tepër
shqetësues për vendin. Dy ditë
më parë, sekretari i përgjithshëm
i Lëvizjes Socialiste për Integrim,
Petrit Vasili, por jo vetëm ai,
shprehu shqetësimin e goditjes
së qetësisë së qytetarit nga "krimi
i vogël". Në fakt bëhet fjalë për
një problem social e kriminal
që nuk ka "akses" dhe aq të
madh mediatik, por që rrezikon
seriozisht mbarëvajtjen e përditshme
të jetës. Në fakt, edhe
policia shqiptare kohët e fundit
e ka vendosur fokus atë që quhet
"krim i vogël", apo "krim i rrugës",
dhe ka nisur të reagojë e t‘u japë
rëndësi masave për ta goditur.
Sipas burimeve më shumë se 60
për qind e qytetarëve që shkojnë
e denoncojnë për dhunim banese
apo kërcënim nuk regjistrohen në
dosjet e policisë e prokurorisë.
Edhe pse janë vënë shërbime
ekstra, këto kohë janë të shumtë
dëshmitarët të cilët kanë deklamësohet
ruar ngjarje kur në autobus një
pensionist konstaton se i është
vjedhur nga xhepi pensioni, të
cilin e ka tërhequr vetëm pak
minuta më parë dhe të gjithë "shikojnë"
se askush nuk ndërhyn
Këtu përfshihen edhe agjentët
civilë të policisë, që veprojnë
së fundi në ambientet publike,
siç janë shkollat, autobusët apo
qendrat tregtare.
por në vend që
të "gdhihej" me shumë
para siç kishte planifikuar,
rrezikon vdekjen dhe mbetet i
plagosur. Ngjarja ka ndodhur
në Kamëz, duke u gdhirë dita e
djeshme. Burime nga policia e kryeqytetit
thanë se kanë shpallur
në kërkim një 27-vjeçar.
Ngjarja
Personi i dyshuar quhet Maksim
Tusha dhe po kërkohet
nga policia si përgjegjës kryesor
për këtë ngjarje. Siç bëjnë të
ditur burimet e policisë, Tusha
i piketuar nga krimi ekonomik
si person problematik, kishte
hyrë në banesën e një qytetari në
Kamëz me qëllim grabitjen, por
ka mbetur "viktimë" e pronarëve
të banesës. Ai është përballur me
pronarin e banesës, ku dhe ka
mbetur i plagosur. Në përpjekje
për t‘u larguar, Tusha është qëlluar
me çifte dhe nga të dhënat
e policisë, mësohet se ka marrë
disa saçma në trup. 27-vjeçari
Tusha ka qenë dhe më parë i
arrestuar dhe i dënuar me katër
vite burg për vjedhje. Siç bëhet e
ditur, ai ishte dënuar për vjedhje
me dhunë dhe e kishte përfunduar
dënimin.
Shqetësimi
I ashtuquajturi "krim i vogël"
është kthyer në fenomen tepër
shqetësues për vendin. Dy ditë
më parë, sekretari i përgjithshëm
i Lëvizjes Socialiste për Integrim,
Petrit Vasili, por jo vetëm ai,
shprehu shqetësimin e goditjes
së qetësisë së qytetarit nga "krimi
i vogël". Në fakt bëhet fjalë për
një problem social e kriminal
që nuk ka "akses" dhe aq të
madh mediatik, por që rrezikon
seriozisht mbarëvajtjen e përditshme
të jetës. Në fakt, edhe
policia shqiptare kohët e fundit
e ka vendosur fokus atë që quhet
"krim i vogël", apo "krim i rrugës",
dhe ka nisur të reagojë e t‘u japë
rëndësi masave për ta goditur.
Sipas burimeve më shumë se 60
për qind e qytetarëve që shkojnë
e denoncojnë për dhunim banese
apo kërcënim nuk regjistrohen në
dosjet e policisë e prokurorisë.
Edhe pse janë vënë shërbime
ekstra, këto kohë janë të shumtë
dëshmitarët të cilët kanë deklamësohet
ruar ngjarje kur në autobus një
pensionist konstaton se i është
vjedhur nga xhepi pensioni, të
cilin e ka tërhequr vetëm pak
minuta më parë dhe të gjithë "shikojnë"
se askush nuk ndërhyn
Këtu përfshihen edhe agjentët
civilë të policisë, që veprojnë
së fundi në ambientet publike,
siç janë shkollat, autobusët apo
qendrat tregtare.