Kuvend,Ruli paraqet marrëveshjet me palën italiane për energjinë

Ministri i Ekonomisë Genc Ruli në seancën e sotme parlamentare paraqet dy projektet e energjisë që pala shqipëtare nënshkroi me palën italiane në vizitën që Kryeministri Berluskoni pati në Tiranë. Ministri Ruli u shpreh se është keqinformuar për marrëveshjet duke sqaruar se këto dy marrëveshje kanë rëndësi të madhe për Shqipërinë. Sipas Rulit këto marrëveshje përveçse do ta fusin vendin në rrjetin europian të gazit natyror por do të ndërtojë një park energjitik ku prodhimi i energjisë do të bëhet me anë të erës. Ruli gjithashtu shtoi se kontrat midis dy vendeve janë sipas standarteve dhe kanë rëndësi ndërkombëtare