Gjirokastër,konsullata greke grevë një ditore

Konsullata greke, në Gjirokastër, nuk punon gjatë ditës së sotme. 21 punonjësit e kësaj zyre konsullore kanë lajmëruar grevë për ditën e sotme, në solidarizim me protestat që mbahen në Greqi kundër masave shtrënguese të qeverisë, për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike. Asnjë shërbim nuk kryhet sot në konsullatë, gjatë gjithë ditës. Edhe më parë punonjësit e zyrës konsullore kishin zhvilluar greva, por disa-orëshe.