E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skepticizëm për amnistinë fiskale

Kërkesa e biznesit për një amnisti fiskale nuk ka gjetur ndonjë mbështetje entuziaste të politikës. Si përfaqësuesit e qeverisë ashtu edhe ata të opozitës e shohin amnistinë si një mundësin por jo si domosdoshmëri. Kjo ishte evidente edhe në një tryezë që fondacioni për liri ekonomike organizoi për këtë temë.

"Amnistia fiskale nuk është një domosdoshmëri. Natyrisht që me apo pa amnistinë fiskale mendojmë që ekonomia shqiptare do të vazhdojë trendin e saj pozitiv të rritjes", tha Alfred Rushaj, zv ministër i Financave. "Ndonëse mund të jetë tunduese që të flasim sot për aministi dhe aministia në vetvete përmban disa dëme morale. Dëmi moral quhet si faktori kryesor kundra një amnistie fiskale", tha Ervin Bushati, deputet PS.

Edhe pse në parashtrimin e cështjes palët politike duket se janë kundër ata e shohin amnistinë edhe si një dëm moral.

"E bërë në ambientin e duhur, në fushat e duhura, po.  Është një mundësi më tepër për ekonominë dhe për biznesin shqiptar", vijoi Rushaj. "Ndoshta do të diskutohej për aministi kur shoqëria shqiptare ta harronte aministinë. Kjo do të bënte që nesër mos të krijoheshin kushtet që pas dy vjetës të kishte prapë dëshirën për aministi tjetër", tha Bushati.

Pavarësisht se palët politike flasin për klimë probiznes, mungesa e besimit reciprok mes pozitës dhe opozitës po e minon këtë ide e cila në vende të tjera është në zbatim.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›