E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastra, 3.5 milion $ për rregullimin e rrugëve

Gjirokastër- Rreth 3.5 milionë dollarë përllogaritet shuma që do të investohet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qyetin e Gjirokastrës, bazuar në tre projekte të hartuara nga bashkia e këtij qyteti.

Pas përfundimit të bulevardit kryesor të lagjes “18 shtatori”, njëkohësisht edhe segmenti më i rëndësishëm brenda qytetit, vëmendja do të përqendrohet në tri akset lidhëse të pjesëve të ndryshme. Bëhet fjalë për aksin lagjja Granicë- Grehot- Rruga nacionale, aksi qendër “18 shtatori”- Granicë si dhe segmenti sheshi “Çerçiz Topulli”- Rruga nacionale.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, një pjesë e shumës së nevojshme do të jetë nga fondet e bashkisë, të tjerat nga buxheti i shtetit dhe donatorët. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›