Në pranga vrasësi i emigrantit, 8 vjet ne arrati
Korçë- I kishte shpëtuar burgut për 8 vite me radhë por tani iu vunë prangat dhe do të vuajnë dënimim me 20 vjet burg. Ilir Qose u prangos në shtëpinë e tij, pasi ishte dënuar në mungesë për veprën penale të vrasjes.
Personi i shpallur në kërkim në vitin 2000, shtetasi Ilir Qose kishte vrarë një emigrant në Kapshticë. Arsyeja ishte grabitja, por pasi emigranti ka refuzuar t’i japë paratë dhe sendet e tjera, e ka vrarë atë. Që nga ajo ditë Ilir Qose i fshihej forcave të policisë.
Ai ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Korçës me plot 20 vjet me heqje lirie. Por duke qenëse ishte larguar në Bilishti nuk ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi. Vetëm sot, 8 vjet më vonë është bërë arrestimi i tij. /A.G/