E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, iu pritet uji i pijshëm debitorëve

Vlorë-Shifra e ulët e arkëtimeve ka bërë tashmë konkret nisjen e një aksioni masiv për prerjen e ujit ndër banorët e qytetit të Vlorës. Nga dega e shitjeve mësohet se janë përpiluar jo vetëm listat e debitorëve, por edhe kabinat ku do të ketë prerje. Kështu ndërprerjet do të nisin në kabinat Nafta 1, Cimento 1 e 2 NSHN në lagjen “29 nëntori”. Po kështu edhe në kabinat Kombinat, Artistike, Andi, Shtyllore, Hanxhari e Perlat Rexhepi dhe në lagjen Pavarësia.

Prerje masive do të ketë edhe në kabinat Mjekësore, Eternite, Bishti i Kalldrëmit, Orizi në lagjen Isa Buletini si dhe nëkabinat Hambaraj, Aviacioni i Vjetër dhe i Ri, si dhe Sera 2 në lagjen Kushtrimi.

Për qytetarët nuk paguajnë parashikohet veç prerjes së ujit edhe ndjekje penale. Kabinat ku do të ndërhyhet kanë nivel arkëtimesh nën 40%, ndërsa shumica i takojnë zonave periferike.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›