Reforma zgjedhore, kuvendi shtyn afatin
Tiranë- Shtyhet sërish afati i komisionit për Reformën Zgjedhore. Vendimi është marrë sot në seancën e radhës së Kuvendit, ku deputetet kanë votuar shtyrjen e afatit të përcaktuar. Me shumicë votash, është miratuar që puna e komisionit për reformën zgjedhore të vazhdojë deri në datën 14 nëntor.
Kuvend, Braçe: Janë zhdukur dosjet e UDB-së, ’92-'95Tiranë- Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe ka akuzuar nga salla e kuvendit, mazhorancën për mbajtjen e një qëndrimi cinik dhe aspak serioz lidhur me hapjen e dosjeve. Debat, që sipas tij po bëhet si shantazh ndaj opozitës, ose në rastin më të keq, si formë për të larguar vëmendjen ndaj tragjedive që po i marrin jetën shqiptarëve.
Sipas tij, opozita është shprehur shumë qartë dhe në mënyrë serioze për këtë çështje, duke deklaruar vullnetin e saj për hapjen e tyre. “Kemi thënë hapur që jemi për hapjen e dosjeve, madje edhe të atyre që ndodhen në arkivin e shtetit, duke i dhënë të drejtë shqiptarëve që të kenë akses në këto dosje. Por a ekzistojnë realisht dosjet. Kemi të dhëna se shumë prej tyre janë zhdukur, veçanërisht ato të UDB-së, të viteve ‘92-‘95”- tha Braçe, duke deklaruar se një gjë e tillë nuk është e rastësishme.
Madje, sipas tij, po të shohësh ngjarjet që po ndodhin me qeverinë e Berishës, gjithçka duket e qëllimshme. “Nga viti ‘92 e këtej e kemi parë Berishën në pozicione të vështira, për t’u bërë klient dhe bashkëpunues i fqinjëve tanë, që në ato periudha nuk kanë qenë fort dashamirës për ne”- tha ai, duke kujtuar zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Zhdukje, që sipas Braçes, erdhi fill pasi ai hodhi dritë mbi marrëveshjet e Berishës, për trafikun që zhvillohej në atë kohë dhe që ishte oksigjeni i luftës së Millosheviçit.