E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastra mbyll votimin,minoriteti i jep PD 2 deputetë

 

GJIROKASTER - Ka përfunduar plotësisht procesi i numërimit të kutive të votimit në Qarkun e Gjirokastrës duke nxjerrë fitues me një diferencë të konsiderueshme votash koalicionin opozitar të kryesuar nga PS. Tre deputetë socialistë dhe dy demokratë do të jenë në parlamentin e ardhshëm. Ndonëse diferenca mes dy koalicioneve ishte e konsiderueshme, nuk mundësoi marrjen e një mandati të katërt të pretenduar nga socialistët në Gjirokastër për shkak të formulës së pjesëtimit në bazë të pjesëmarrjes së zgjedhësve. Numërimi i votave ka përfunduar fillimisht në Përmet ku PS doli fituese e vetme me 5920 vota kundrejt 4700 votave të vetme të PD pas numërimit të 81 kutive të votimit. Ndërkohë që rezultat surprizues nxori PBDNJ në rrethin e Përmetit vetëm 180 vota të cilat kanë qenë të paimagjinuara për t’u marrë në nivel kaq të ulët në Përmet ku disa fshatra të komunës së Çarshovës banohen nga minoritarë grek. Në përfundim të procesit të numërimit të votave mesditën e djeshme. Rezultati më i papritur u shënua në zonën ku jeton minoriteti grek në komunat e Dropullit dhe Pogoni. Në këto tri njësi vendore, PD doli forcë e parë me mbi 2200 vota ndërsa pasohej nga PS me mbi 1900 vota dhe PBDNJ me 1600 vota. Për herë të parë PD del forcë fituese në zonën minoritare greke qysh prej organizimit të zgjedhjeve të para shumëpartiake në 31 mars të vitit 1991. Me këtë rezultat, Spiro Ksera, ka eklipsuar direkt ndikimin e PBDNJ në zonën minoritare.

qarku gjirokaster

Aleanca e Ndryshimit

PD    18527 vota
PR    940 vota
PAA    141 vota   
PDI    31 vota   
PAD    218 vota   
BLD    42 vota
PLL    37 vota
AMIE    6 vota   
PADS    22 vota
PBK    547 vota

Bashkimi per Ndryshim

PS    24037 vota
PSD    956 vota
PDS    658 vota   
PBDNJ     2589 vota    G99    668 vota

Aleanca Soc. për Integrim

LSI 1005 vota
PSV 544 vota

Numri i zgjedhësve që kanë votuar 53.634

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›