E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastra pa ujë, mungon energjia në ujësjellës

GJIROKASTER- Pjesa më e madhe e qytetit të Gjirokastrës vuan mungesën e ujit të pijshëm. Shkak për situatën e krijuar është bërë ndërprerja e theksuar e energjise elektrike në stacionin e pompimit të rrjetit ujësjellës në Buduk.

Problemi është bërë i ditur nga drejtuesi ketij ujësjellësi, Dashamir Qeli i cili ka deklaruar se “prej një muaji stacioni të pompimit të rrjetit shpërndarës Buduku ka mungesë të energjisë elektrike për orë të tëra dhe tension të ulët, cka ka bërë që pompat të bllokohen duke krijuar pamundësi për shperndarjen e ujit të pijshëm. Nga ky stacion furnizohet mbi 60 % e qytetit të Gjirokastrës.”

Qyteti i Gjirokastrës furnizohet nga dy stacione pompimi, Hosi dhe Buduku ndërsa pjesa dërrmuese e qytetit merr furnizim pikërisht nga ky i fundit në të cilin energjia mungon pothuajse totalisht prej rreth një muaji.
(s.g/NEWS24/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjirokastër, pjesa më e madhe e qytetit vuan mungesën e ujit të pijshëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›