Shkodër, flakët përfshijnë 3 ha me pyje me pisha
SHKODER- Një sipërfaqe prej 3 hektarë pyll me pisha disavjeçare në fshatin Gajtan të komunës, Guri i Zi, Shkodër, është përfshirë nga flakët e zjarrit, ndërsa erërat kërcënojnë seriozisht përhapjen e tij në zonat përrreth.
Shefi i Policisë Pyjore të Shkodrës, Agim Dardha, i cili ndodhet në vendgjarje, thotë se flakët e zjarrit kanë dëmtuar pjesën e poshtme të zonës së pyllit, raporton atsh
Sipas tij, zjarri ka tendenca të përhapet me shpejtësi edhe në zona të tjera. Për shkak të erës, flakët e zjarrit kërcënojnë banesat e komunitetit të fshatit Bardhaj të komunës Rrethina, Shkodër. Territori shumë i thyer ka bërë të pamundur mbërritjen në vendngjarje të zjarrfikësve.
(s.g/BalkanWeb)