E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krim to Krim

Sistemi Sim to Sim, si duket ka nisur direkt prej drejtuesve të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Në vitin 2006, kallauzët e kësaj kompanie kanë bërë marrëveshje me Adrian Shatkun, pronar i kompanisë telekomunikuese Uniglobal Village, duke i dhënë atij qindra sim kartela përnjëherë.

Këta numra ai i ka shfrytëzuar më vonë për të realizuar thirrje ndërkombëtare ilegale me të ashtuquajturit sim boxet e tij, të cilat e kanë goditur rëndë Postën e Kosovës.

Shatku, njëherësh është njëri nga aksionarët e kompanisë Dardafon, pjesë e së cilës është operatori virtual mobil “Z Mobile”.

Shitja e këtyre kartelave nga PTK-ja është bërë pa iu nënshtruar rregullativës ligjore. Madje kjo kompani që i ka blerë ato s`ka pasur asnjë licencë nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit, të cilit është dashur t’i përgjigjet për shërbimet, e as të ndonjë institucioni tjetër përkatës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›