"Gjithçka është e mundur"
Dita e djeshme do të mbahet
mend gjatë nga amerikanët,
por mbi të gjitha nga ata
që panë dhe dinë të vlerësojnë
rëndësinë e realizimit, brenda
natës, të një ndryshimi të
paimagjinueshëm vetëm pak
dhjetëvjeçarë më parë. Edhe
pse ishte një ndryshim që u
përgatit përgjatë vitesh të gjatë
sakrificash, dhimbjesh dështimesh
dhe fitoresh, kurorëzimi
përmes një vote plebishitare i
një "djali të thjeshtë me ngjyrë"
në postin e njeriut më të fuqishëm
të botës, të paktën ka
ndezur një shpresë të madhe.
Një shpresë tek ata që përgjatë
pështjellimeve të mëdha të
një rendi politikanësh elitarë
të pacipë, humbën shumë nga
shpirti, ëndrrat dhe idealet e
qenies njerëzore. Një shpresë
tek ata që besojnë se jo vetëm
Amerika, por edhe pjesa tjetër
e botës kanë nevojë dhe duhet
të ndryshojnë për të dalë nga
paradigmat e vjetra të pushtetarëve
lakmitarë e për t‘u bërë
pjesë e paradigmës së re të konsiderimit
të njerëzimit si një të
vetëm e të liderëve si përhapës e
misionarë të dritës e jo vegla fatkeqe
të skenarëve të errësirës.
Pikërisht falë paradigmave të
vjetra, pakkush besoi 21 muaj
më parë se një afro-amerikan
me besim e këmbëngulje do
të fitonte një garë, ku do të
përlesheshin interesa e para,
klane e pushtete për marrjen e
një posti, që shpesh cilësohet
si posti më i rëndësishëm në
glob. Por ajo që pakkush besoi,
ndodhi. Një djalë me ngjyrë do
të qeveris mbi një Amerikë shumëngjyrëshe,
shumëracëshe,
shumëbesimëshe dhe ky djalë
me ngjyrë premton ta bëjë një
gjë të tillë, duke i trajtuar të
gjithë si të barabartë dhe duke
i bërë njerëzit të besojnë se gjithçka
është e mundur. Kështu
ai synon të japë një shembull
edhe për planetin dhe një sinjal
për një agim të ri për të gjithë.
Sigurisht që fitorja e Obamës
është emocionuese, të mbush
shpirtin dhe të përlot, por ky
është vetëm një fillim i bukur.
Shpresojmë që koha të tregojë
se 4 nëntori nuk ishte vetëm një
prelud që mbeti në tentativë,
por a-ja e një mënyre të re të
të bërit politikë e asaj ku njeriu,
lumturia dhe paqja e tij janë në
qendër të gjithçkaje, asaj ku
njeriut, siç thuhet edhe në Kushtetutën
amerikane jo vetëm
i njihet, por edhe i mbështet e
drejta për të qenë i lumtur.
mend gjatë nga amerikanët,
por mbi të gjitha nga ata
që panë dhe dinë të vlerësojnë
rëndësinë e realizimit, brenda
natës, të një ndryshimi të
paimagjinueshëm vetëm pak
dhjetëvjeçarë më parë. Edhe
pse ishte një ndryshim që u
përgatit përgjatë vitesh të gjatë
sakrificash, dhimbjesh dështimesh
dhe fitoresh, kurorëzimi
përmes një vote plebishitare i
një "djali të thjeshtë me ngjyrë"
në postin e njeriut më të fuqishëm
të botës, të paktën ka
ndezur një shpresë të madhe.
Një shpresë tek ata që përgjatë
pështjellimeve të mëdha të
një rendi politikanësh elitarë
të pacipë, humbën shumë nga
shpirti, ëndrrat dhe idealet e
qenies njerëzore. Një shpresë
tek ata që besojnë se jo vetëm
Amerika, por edhe pjesa tjetër
e botës kanë nevojë dhe duhet
të ndryshojnë për të dalë nga
paradigmat e vjetra të pushtetarëve
lakmitarë e për t‘u bërë
pjesë e paradigmës së re të konsiderimit
të njerëzimit si një të
vetëm e të liderëve si përhapës e
misionarë të dritës e jo vegla fatkeqe
të skenarëve të errësirës.
Pikërisht falë paradigmave të
vjetra, pakkush besoi 21 muaj
më parë se një afro-amerikan
me besim e këmbëngulje do
të fitonte një garë, ku do të
përlesheshin interesa e para,
klane e pushtete për marrjen e
një posti, që shpesh cilësohet
si posti më i rëndësishëm në
glob. Por ajo që pakkush besoi,
ndodhi. Një djalë me ngjyrë do
të qeveris mbi një Amerikë shumëngjyrëshe,
shumëracëshe,
shumëbesimëshe dhe ky djalë
me ngjyrë premton ta bëjë një
gjë të tillë, duke i trajtuar të
gjithë si të barabartë dhe duke
i bërë njerëzit të besojnë se gjithçka
është e mundur. Kështu
ai synon të japë një shembull
edhe për planetin dhe një sinjal
për një agim të ri për të gjithë.
Sigurisht që fitorja e Obamës
është emocionuese, të mbush
shpirtin dhe të përlot, por ky
është vetëm një fillim i bukur.
Shpresojmë që koha të tregojë
se 4 nëntori nuk ishte vetëm një
prelud që mbeti në tentativë,
por a-ja e një mënyre të re të
të bërit politikë e asaj ku njeriu,
lumturia dhe paqja e tij janë në
qendër të gjithçkaje, asaj ku
njeriut, siç thuhet edhe në Kushtetutën
amerikane jo vetëm
i njihet, por edhe i mbështet e
drejta për të qenë i lumtur.