E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë Presidenti do të jetë 44-vjeçari?

Obama tashmë ka hyrë në
histori dhe kjo, në radhë
të parë dhe mbi të gjitha,
për shkak të ndryshimit që ai
personifikon. Si Presidenti i parë
me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, ai do të shkruajë
një kapitull të ri të një historie
të gjatë që nisi me skllavërinë e
persekutimet dhe ende nuk ka
përfunduar në barazinë e shumëëndërruar.
Barak është i vendosur
që të kujtohet nga historia si njeriu
i ndryshimeve dhe jo vetëm si
simbol i tyre dhe kjo nuk do të jetë
aspak e lehtë. Ai ishte një kandidat
presidencial i shkëlqyer në
shumë aspekte. Oratoria e tij gati
poetike u ndërthur me strategjinë
e përsosur të një fushate të menaxhuar
në mënyrën më të mirë
të mundshme. Nga ana tjetër, ai
mund të konsiderohet edhe si një
person me fat. Ngjarjet i erdhën
në ndihmë disa herë gjatë fushatës, madje edhe kriza financiare,
që vuri në pikëpyetje kompetencën
e drejtuesve republikanë,
ndodhi në momentin kur ai ishte
thuajse në pikë të barabarta me
kundërshtarin e tij republikan.
Por, ai nuk është aq me fat për sa
u përket rrethanave, në të cilat
po merr në dorë detyrën e re.
Ekonomia është në recesion dhe
SHBA ka 2 fronte lufte. Të paktën
ai do të ketë një aset që asnjë
president tjetër, përpos Kenedit,
nuk e ka pasur: një sasi të jashtëzakonshme
të vullnetit pozitiv
ndërkombëtar. Kjo pjesërisht për
faktin se ai është kaq i ndryshëm
nga Bush dhe pjesërisht se, ngase
besohet se zgjedhja e një Presidenti
të zi do të bëjë që SHBA
të mbyll një nga kapitujt më të
errët të së shkuarës. Sigurisht që
nuk është e qartë se sa i thellë do
të jetë ai rezervuar apo sa do të
zgjasë energjia e tij dhe, sigurisht,
ai nuk hyn shumë në punë
kur bëhet fjalë për zgjidhjen e
krizës ekonomike brenda vendit.
Obama ka premtuar reduktimin e
taksave për 95% të amerikanëve
dhe shumë gjëra të tjera që do
t‘i kushtojnë shumë para administratës:
të tilla si akses më të
madh në kujdesin shëndetësor
për personat pa sigurime shëndetësore,
shtim të numrit të
mësuesve, përmirësim të pagave
etj. Të gjitha këto janë objektiva
shumë të kushtueshëm dhe mbi
të gjitha Obama po trashëgon
një deficit buxhetor prej qindra
miliardë dollarësh dhe një borxh
kombëtar që ka shkuar në 11
trilionë dollarë. Një nga pikat
e tij të forta, ku do t‘i duhet të
mbështetet, është edhe oratoria.
Ai është një orator i talentuar dhe
në kohë të vështira për amerikanët
do të jetë shumë e rëndësishme
pasja e një presidenti të
aftë që të perceptojë dhe ngrejë
shpirtërisht ndjesitë e popullit.
Këto dhunti do ta ndihmojnë
sikur të ndodhet në mesin e një
recesioni të dhimbshëm e kur t‘i
duhet t‘u shpjegojë zgjedhësve
përse objektivat e fushatës janë
ndryshuar, apo edhe braktisur.
Presidenti i ri e sheh veten si një
person thelbësisht post-partizan
dhe retorika e tij është plot fjali,
ku nxitet bashkimi dhe bërja
bashkë e një shoqërie të frakturizuar,
në mënyrë që të gjithë
t‘i shërbejnë të njëjtit qëllim.
Obama do të testohet fort edhe
në çështjet e politikës së jashtme
si edhe paraardhësi i tij. Për këtë
do t‘i duhet të gjejë një strategji
daljeje nga Iraku që njëherazi të
mos çojë ujë në mullirin e Iranit,
duke e shndërruar atë më pas në
një vend lider në rajon. Obama
hyri në histori me marrjen e pushtetit,
e ndërsa do të përpiqet që
ta shkruaj historinë edhe përmes
mënyrës se si do ta ushtrojë këtë
pushtet, ai do të jetë më shumë se
kurrë në qendër të vëmendjes. Në
betejën që po fillon do t‘i duhet
ndihma e dhuntive të tij të shumta
dhe i gjithë fati që pati deri
më tani e që e çoi në pozicionin
ku është sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›