Gjithçka mbi ceremoninë presidenciale amerikane, ja detajet e betimit të Obamës
Betohet Obama: Do vazhdojmë udhëtimin që nuk mbaron kurrë!
Presidenti amerikan Barack Obama është betuar përpara amerikanëve për mandatin e tij të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, në një ceremoni madhështore të mbajtur përpara selisë së Capitol Hill. I ndodhur përpara Shefit të Drejtësisë, John G. Robert Jr, zoti Obama është betuar me dorën mbi dy bibla, njëra që dikur ka qenë e presidentit Abraham Lincoln dhe tjetra e Martin Luther King Jr. Betohem se do të kryej me besnikëri detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, betohem se do të jap maksimumin e aftësive të mia dhe betohem se do të mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, është betuar Obama. Obama, aktualisht 51 vjeç, është presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara dhe i pari me ngjyrë. Më pas presidenti më i fuqishëm i botës ka mbajtur edhe fjalimin tradicional përpara amerikanëve të mbledhur, duke e vënë theksin tek liria, të drejtat e barabarta dhe demokracia. Sot po vazhdojmë një udhëtim që nuk do të përfundojë kurrë. Historia na ka mësuar se liria na vjen nga Zoti, por u takon njerëzve në tokë që ta mbrojnë dhe ta mbajnë të sigurtë. Ajo që bashkon kombin tonë nuk është ngjyra e lëkurës, origjina apo emrat tanë. Kombin tonë e bashkon fakti se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë dhe kanë të drejta të pamohueshme. Prosperiteti i kombit tonë duhet të bazohet në punën e një klase të mesme të fortë. Të gjithë e dimë se tregu i lirë mund të prodhojë prosperitet vetëm nëse ka rregulla të forta. Shtetet e Bashkuara kanë detyrime kundrejt pjesës tjetër të botës dhe do të mbështesin gjithmonë demokracinë, nga Azia në Afrikë dhe nga Amerikat në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara do të mbështesin të drejtat e personave në nevojë dhe lirinë, ka deklaruar Obama.
Ceremonia
Në këtë ceremoni është betuar edhe Joe Biden si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara, i cili ka premtuar gjithashtu se do të mbrojë vendin dhe Kushtetutën e tij nga çdo armik, i brendshëm dhe i jashtëm. Ish-presidentët Bill Clinton dhe Jimmy Carter, si dhe një numër i madh senatorësh, krerë të Kongresit dhe zyrtarë të tjerë, kanë ndjekur ceremoninë e zhvilluar në kryeqytetin amerikan.
Teksti i betimit: Zoti më ndihmoftë!
Ka një debat të vazhdueshëm se kush e tha për herë të parë dhe nëse këto fjalë janë pjesë e betimit zyrtar apo jo. Gazeta e parë që raportoi dhe përshkroi fjalët ekzakte zyrtare të betimit te Xhorxh Uashingtonit, por dhe referencat në biografinë e presidentit të parë të amerikanëve, i meshojnë idesë se këto fjalë ishin në fakt një lutje personale. Megjithëse, Kongresi i parë përshkruan qartë frazën Zoti më ndihmoftë në betimet mbi Aktin Juridik të vitit 1789, për të gjithë gjykatësit amerikanë dhe kjo është e detyrueshme, në Kushtetutën Amerikane ku është përshkruar qartë teksti i betimit të Presidentit nuk janë të shkruajtura këto fjalë.
Betimi mbi Bibël
Betimi mbi Bibël është një traditë në Shtetet e Bashkuara, të paktën që nga shekulli 18-të. Nuk është dokumentuar se sa presidentë kanë përdorur Biblën apo kanë thënë fjalët Zoti më ndihmoftë në fund të betimit por përmendet se Ajzenhaur, Truman dhe Nikson janë betuar në dy Bibla. Xhon Kuins Adams dhe Franklin Pirs janë betuar mbi një libër ligji. Lindon Xhonson është betuar mbi një meshar në Air Force One. Disa presidentë janë betuar në biblën e betimit të Xhorxh Uashington. Ndërkohë që Barack Obama herën e shkuar u betua mbi Biblën e Linkolnit, i cili thuhet se e puthi librin e shenjtë pasi u betua mbi të.
Data dhe vendi i betimit
Data e inaugurimit ishte fillimisht 4 marsi, 4 muaj pas ditës së zgjedhjeve, por kjo u ndryshua në mesditën e 20 janarit pas Amendamentit të 20-të në vitin 1933. Nëse kjo datë bie e dielë, zakonisht në këtë ditë bëhet betimi privat, dhe ditën e hënë bëhet betimi zyrtar. Vendi ku zhvillohet ceremonia është Kapitol Hill ne Uashington. I vetmi që është betuar ne Federal Holl ne Nju Jork ishte presidenti Uashington. Në vitin 1801, Tomas Xheferson u betua i pari si President në Uashington DC, pas shpalljes se Uashingtonit si kryeqytet federal.
2
Ishte numri i biblave mbi të cilat Obama do të betohet. E para, një bibël e mbuluar me kadife të kuqe, që i përkiste presidentit Abraham Lincoln, është përdorur edhe gjatë inaugurimit të parë të Obamës në vitin 2009. E dyta i përket pionierit të të drejtave civile amerikane, Martin Luther King, Jr. Obama, afrikano-amerikani i parë që u bërë president i SHBA-së, do ta japë betimin për mandatin e dytë, në përvjetorin e 150-të të Proklamimit të Emancipimit të Lincolnit.
57
është numri i përgjithshëm i përurimeve të SHBA-së, përfshirë edhe këtë. Historianët kanë regjistruar thekse që nga adresimi i fjalimit 135 fjalësh i George Washingtonit në vitin 1793 më i shkurti i mbajtur ndonjëherë e deri të inaugurimi i vitit 1997, që ishte i pari që u transmetua direkt.
1,195
ishte kostoja në dollarë për të qëndruar për një natë në një dhomat më të lira të hotelit Mandarin Oriental Hotel në Uashington gjatë fundjavës inauguruese. E njëjta dhomë në kushte normale kushton 295 dollarë për një natë.
2,800
ishte numri i grupeve që kanë aplikuar për të marshuar në paradën inauguruese. Aty përfshihen grupe marshimi, organizata ushtarake e të veteranëve, trupa valltarësh dhe cirk për fëmijë.
3,000
ishte madhësia në metra e platformës së inaugurimit. Obama e bëri betimin në një platformë druri, e ndërtuar për këtë rast mbi shkallët e Kongresit. Më shumë se 1 mijë e 600 njerëz ishin në platformën për të shikuar, në mesin e tyre, zëvendëspresidenti, ligjvënësit, dhe anëtarët e kabinetit. Skena e këtij viti, e lidh me atë të vitit 2005-ës të presidentit George W. Bush, që ishte platforma më e madhe e inaugurimit.
600,000 – 800,000
ishte numri i njerëzve që morën pjesë në përurim. Kjo shifër është ulur ndjeshëm nga spektakli historik i katër vjetëve më parë, i cili tërhoqi një masë rekorde prej gati 2 milionë personash. Por edhe pse, inaugurimi për mandatin e dytë, tradicionalisht është më pak vezullues, vëzhguesit thonë se ekonomia e dobët dhe pakënaqësia me politikat partiake shpjegon numrin më të vogël.
Gafat e betimeve amerikane, nga zogjtë
e ngordhur tek presidenti me diarre
Jo të gjitha inagurimet e presidenteve amerikane kanë shkuar gjithmonë për së mbari. Në vitin 1865, zëvendëspresidenti Andrew Johnson mbajti një fjalim katastrofik në ditën e madhe. Zakonisht zv/ presidenti mban një fjalim të shkurtër para se fjalën ta marrë presidenti. Por, atë ditë nuk shkoi ashtu. Johnson ishte dehur një natë më parë dhe pasojat nuk mund te fshiheshin as gjatë fjalimit. Ulysses S. Grant, në vitin 1873 dëshiroi ta bënte shumë të veçantë ceremoninë e tij të betimit përmes kanarinave. Por, atë ditë Amerika shënoi rekordin e ditës më të ftohtë për muajin mars. Kështu që gjatë ceremonisë ngordhën rreth 100 zogj. Kjo histori u përsërit gjatë paradës së inaugurimit të presidentit Richard Nixon në 1973, në të cilën ishin parashikuar që të lëshoheshin në qiell qindra pëllumba. Por, zogjtë ngordhën për shkak të temperaturave të ulëta, duke penguar edhe paradën. Fjalimi i presidentit William Henry Harrison gjatë betimit të tij ishte tmerrësisht i dobët. Por, përveç kësaj presidenti, i 9-të i SHBA qëndroi aq gjatë në të ftohtë dhe shi gjatë ceremonisë, saqë pas një muaji vdiq nga pneumonia. Por, shumë komentuan se fundi i erdhi nga fjalimi. Rastin më ekstrem e ka shënuar Presidenti James Buchanan në ceremoninë e vitit 1857, gjatë së cilës atë e kapi diarr