E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithçka mbi xhaxhain tim, Leninin

Mezi pret të shkojë më mauzo
leum: në "mauzoleumin e saj",
ku prehet trupi i balsamosur i
xhaxhait Vladimir Ilich Ulianov, i njohur
ndryshe si Lenini. Trashëgimtarja e vetme
që ka mbetur në jetë është mbesa e
tij, Olga Ulianova, 84 vjeçe, një profesoreshë
kimie dhe fizike, e cila vazhdon
të përshkojë Sheshin e Kuq, pa u trembur
nga bora dhe i ftohti siberian. Si
shumë herë të tjera ndalon të meditojë
para varrit të tij. "Mos më pyesni se çfarë
ndiej në këtë moment. Nuk më pëlqen
t‘i ‘dhunoj‘ emocionet e mia më të thella",
thotë e emocionuar ajo.
Olga Ulianova është e zgjuar dhe
shumë dyshuese. Gjithë ekzistencën e
saj ia ka kushtuar kujtimit të Leninit.
Më në fund, pas shumë presionesh,
u bind për të dhënë këtë intervistë "si
një e afërme e tij, jo si një historiane".
Xhaxhai i saj nuk është triumfuesi i Revolucionit
të Tetorit 90 vjet më parë, por
as udhëheqësi i partisë bolshevike, lideri
i parë i BRSS-së dhe teoricieni i "terrorit
të madh kundër armiqve të revolucionit".
"Xhaxhai Lenin", i parë nga këndvështrimi
i mbesës Olga, është njeriu i
dashur dhe i "të vërtetave të hidhura",
si ato që kanë të bëjnë me Carin e fundit
të Rusisë, Nikollën II.
Brenda dy vitesh, sipas një dekreti
të firmosur në vitin 2001 nga
Vladimir Putin, kufoma e xhaxhait
tuaj do të zhvarroset nga
Sheshi i Kuq dhe do të varroset
në një tjetër varrezë kombëtare
ruse. Sipas lajmeve të ditëve të
fundit, vendi është zgjedhur. Ai
ndodhet në periferi të Moskës,
mbi një terren prej 14 hektarësh.
Ju jeni dakord?
Kurrën e kurrës nuk do të jem dakord
me këtë vendim; Rusia nuk do ta lëvizë
asnjëherë trupin e Leninit nga ky monument.
Nëse ndonjë udhëheqësi politik
rus nuk i pëlqen mauzoleumi, le të
mos e vizitojë, madje të mos shkelë absolutisht
në atë qytet. Lenini, që dikur
ka qenë udhëheqësi ynë, u varros këtu
në vitin 1924 sipas traditës së krishterë.
Arkivoli u gropos 3 metra nën tokë, pranë
murit të Kremlinit. Edhe bashkëshortja
e tij, Nadejda Krupshkaya, prehet këtu
pranë.
Shumë persona theksojnë se
Sheshi i Kuq nuk duhet të jetë një
varrezë...
Gënjejnë. Sipas arkeologëve, që në
shekullin XV ekzistonte një varrezë në
Shesh. Edhe patriarku ortodoks Aleksei
II e kundërshton spostimin e sarkofagut,
sepse populli ynë nuk duhet ndarë
edhe më shumë. Duhet t‘i mbyllim një
herë e mirë këto çështje. Udhëheqësit
nuk duhet të merren me zhvarrosjen e
Leninit. Në Rusi ka probleme të tjera
sociale dhe politike që duhen zgjidhur
në mënyrë urgjente.
90 vjet pas Revolucionit të
Tetorit, rusët duket se e kanë harruar
xhaxhain tuaj.
Kush e thotë këtë?
Qendra e kërkimeve të opinionit
publik "Levada" ka bërë të
ditur se popullariteti i Leninit
është ulur nga 67 për qind në vitin
1990, në 27% në ditët tona.
Nuk i njoh këto sondazhe dhe as më
interesojnë. Di vetëm që kur Lenini vdiq
i gjithë Bashkimi Sovjetik lotoi. E di që
shumë njerëz kanë nostalgji për BRSSnë.
Po ju?
Sigurisht. Do të dëshiroja të rikthehej
e shkuara e BRSS-së, kur të gjithë ishim
të barabartë.
Nuk e keni vënë re falimentimin
e marksizëm-leninizmit?
Këtë e thonë fashistët dhe antikomunistët.
Ata nuk i kanë lexuar veprat e plota
të xhaxhait tim, të paktën ato që cilësoheshin
si dishepuj të tij. Të gjitha janë
budallallëqe.
Ju rëndon trashëgimia e një
burri si Lenini?
Pse duhet? Jam gruaja më e lumtur e
botës që kisha një xhaxha si ai.
A keni vuajtur ndonjë herë për
shkak të mbiemrit, Ulianov?
Kurrë, ju betohem.
Më tregoni diçka më shumë
për Leninin?
Gjithçka që di për të mi ka treguar
babai im, Dmitri, nga motrat Anna e Olga
dhe halla. Unë isha vetëm 18-muajshe
kur ai vdiq. Më kanë treguar gjithashtu
se ditët e fundit të jetës i pëlqente të më
mbante në krahë e të më ledhatonte.
Si ishte xhaxhai juaj në jetën
private?
Në shtëpi ishte gjithnjë i sjellshëm.
Jashtë nuk bënte dallime mes të pasurve
dhe të varfërve, ndaj të gjithë e
adhuronin. Ishte shumë i zgjuar.
Po në shkollë?
Ishte një gjeni. Këtë nuk e them unë,
por dëftesat e shkollës. Fliste gjuhë të
ndryshme si: frëngjisht, anglisht, gjermanisht
dhe pak italisht. Gjithashtu
kishte studiuar greqisht dhe latinisht.
Çmendej nga dëshira për t‘u mbyllur në
dhomën e tij dhe të punonte. Shkruante,
lexonte, takohej me njerëz nga mëngjesi
deri në darkë. Gjithmonë ishte i zënë
me punë. Kjo është edhe një nga arsyet
që ai vdiq aq i ri, vetëm 54 vjeç.
Ǒju ka thënë tjetër babai juaj,
Dmitri?
Që kishte një sens humori mjaft të
spikatur. Tregonte shpesh barsoleta dhe
gajasej së qeshuri. Shpeshherë humori i
tij nuk kuptohej, sepse ishte i rafinuar.
Personazhi kryesor i jetës së tij
duket se ka qenë bashkëshortja
Nadejda. Është e vërtetë?
Jo vetëm që ishte personi më i rëndësishëm,
por edhe shoqja e jetës. U njohën
se bashku në vitin 1894 dhe u martuan
pas katër vitesh dashurie të zjarrtë.
Ai e thërriste Nadia, ndërsa ajo Volodia.
Kishin një komunikim të rregullt me
njëri-tjetrin. Xhaxhai Volodia i dhuronte
shumë lule. Nadia më donte shumë dhe
ishte një grua shumë punëtore. Kishte
një sekretare të keqe, e cila sa herë që
afrohesha më bërtiste: "Olga mos e
shqetëso. Nuk e sheh që po shkruan?"
Nadia e linte punën dhe fillonte të më
ledhatonte. Fliste ngadalë, me një zë të
hollë. Ishte gjithmonë e rregulluar, edhe
pse nuk kishte shumë rroba. Kishte një
shikim magjepsës.
Ju ka thënë ndonjëherë se
përse nuk kishin fëmijë?
Ëndrra e tyre më e madhe ishte të
kishin një fëmijë, por me jetën që kishin
bërë nuk kishte qenë e mundur: burgu,
arratisja jashtë shtetit, revolucioni.
Xhaxhai i adhuronte fëmijët. Shkonte
gjithmonë në park për t‘i parë dhe kur i
afroheshin ai i merrte në krahë dhe i
përkëdhelte.
Më kujtohet një thënie e famshme
e Leninit: "Jam martuar me
Nadian, sepse ishte gruaja e vetme
e cila ishte e aftë të kuptonte
Karl Marksin dhe të luante shah".
Është vërtet ai në këtë shprehje. Te
xhaxhai im ishin gërshetuar pasioni politik
dhe ai personal.
Çfarë nënkuptonte shahu për
të?
Ishte një moment pushimi, por edhe
një gjimnastikë për trurin. Ai thoshte se
për të luajtur shah duhet të mendosh
shumë dhe shpejt. Nuk e humbiste kurrë
shansin për t‘u vënë në provë. Shpesh
babai im ishte kundërshtari i tij. Mendoj
se ka qenë edhe më i mirë se xhaxhai.
Nuk ka pasur ndonjë pasion
tjetër?
Kur ishte vërtet i lodhur adhuronte
shëtitjen në yll, por pëlqente shumë të
shkonte për gjueti me babanë tim. Ishin
shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe flisnin
çdo ditë.
Kush ishte vërtet Lenini: një
filozof, një politikan apo një revolucionar?
Kishte studiuar filozofi dhe histori,
por veçanërisht ishte një revolucionar i
bindur.
Kujt i atribuohen krimet e komunizmit,
Leninit apo Stalinit?
Sigurisht, jo xhaxhait tim. Pas vdekjes
së tij, bashkëshortja kërkoi që Leninin të
mos e shndërronin në një ikonë, por
askush nuk ia vuri veshin. Gabimi më i
madh ishte që e bënë një mit. Një gabim
edhe më i rëndë ishte shtrembërimi i
ideologjisë, i vënë kundër tij, falsifikimi
i teorive. Fillimi u dha nga Stalini.
Është e vërtetë që babai juaj
dyshonte se kunata ishte vrarë
nga Stalini?
Di vetëm që babai më përsërite vazhdimisht:
"Nuk duhet të flasësh për vdekjen
e Nadias". Kështu ishte situata në
1939-ën në Moskë. Për të kjo ishte një
peshë e rëndë.
Më tregoni ndonjë mister tjetër
mbi të cilin kanë debatuar historianët.
Është e vërtetë që Lenini
ishte kundër ekzekutimit të Carit
Nikolla II, pasi preferonte më
tepër që ta çonte në gjyq?
Askush nuk ka dashur ta vriste, aq më
tepër xhaxhai im. Revolucioni bolshevik
nuk kërkonte vrasjen e Carit. Lenini
dëshironte vetëm të ndryshonte sistemin
nga kapitalist në socialist.
Ishte pikërisht Boris Jelcin në
‘91-shin, ai që dëshiroi të fshinte
atë të shkuar famëkeqe.
Boris pinte shumë. Mua nuk më
pëlqejnë Presidentët e shtetit pijanecë.
Po Vladimir Putin?
Ai po, më pëlqen.
Përse doni ta rijetoni sërish të
shkuarën?
Nuk e di nëse kam dëshirë të rikthehem
në BRSS-së. Më pëlqen dhe kaq.
Nuk pinte si Jelcin, nuk e shkatërroi
Bashkimin Sovjetik, si Mikhail Gorbaçov,
edhe pse sot në Rusi ka shumë të varfër
e tepër të pasur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›