Shqipëria shkeli embargon, i shiti municione Ruandës
Shteti shqiptar rezulton të ketë thyer embargon ndërkombëtare ndaj Ruandës, duke realizuar tregtimin e rreth katër milionë fishekësh. Incidenti është shkaktuar në mënyrë thuajse të pavetëdijshme, ndërsa ka ndodhur një keqkuptim lidhur me listën e vendeve që ishin nën embargo. Historia e këtij trafiku fillon nga konstatimi i Ambasadës së Britanisë në Tiranë se Ministria e Mbrojtjes ishte përfshirë në tregtinë e armëve në kundërshtim me konventat ndërkombëtare. Bazuar mbi këtë shqetësim është ndërtuar edhe një letërkëmbim zyrtar mes zëvendëskryeministrit, njëkohësisht ministër i Jashtëm i asaj kohe, Ilir Meta, dhe ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko. Në datën 23 qershor 2003, Meta i nis një letër Majkos me nr.prot 110, ku thotë se më 20 qershor kishte marrë sinjalizimin nga ambasadori i Britanisë. "Bëhet fjalë për një ngarkesë armësh dhe municionesh me origjinë nga Shqipëria dhe me destinacion Ruandën. Ngarkesa, sipas ambasadorit britanik, ishte transportuar me avion, kishte bërë një ndalesë në Libi, me qëllim rifurnizimin me karburant, përpara mbërritjes në destinacionin final, në Ruandë", shkruhet në letrën e Metës. Ky i fundit shton se Ministria e Jashtme më 21 janar 2003 i kishte dërguar Ministrisë së Mbrojtjes listën e vendeve nën embargo për tregti armësh ku përfshiheshin edhe Ruanda dhe Libia. Në datën 24 qershor 2003, Majko i kthen përgjigje Metës në shkresën me nr.prot 14/1 dhe për dijeni Alfred Moisiut, Fatos Nanos dhe Mustafa Kërçukut, kreu i KLSH-së. Në të përfshihet relacioni që ndërmarrja "Meico" i kishte bërë ministrit Majko në datën 24.06.2003 në shkresën me nr.prot 909. Aty thuhet se Ministria e Mbrojtjes së Ruandës në muajin mars kishte paraqitur End User origjinal për importimin e një sasie municioni (3 milionë copë fishekë mod 7.62x39 dhe 1 milion copë fishekë mod 9mm për pistoletë). Meico thotë se i është drejtuar Ministrisë së Jashtme me shkresën nr.3244 datë 27.03.2003, e cila në përgjigjen e saj nr.1972, datë 31.03.2003, firmosur nga sekretari i Përgjithshëm njofton se nuk ekziston ndonjë pengesë për të realizuar eksportin e armatim municionit me qeverinë e Ruandës, ndërsa kishte embargo për subjektet joqeveritare. Për lëvrimet në relacion konstatohet të jenë informuar Drejtoria e Kundërzbulimit në ministri, Drejtoria e Aviacionit Civil, Drejtoria e Doganave, Dega e Doganës së Rinasit, Drejtoria e Policisë së Prefekturës Tiranë dhe Komisariati i Policisë së Rinasit. "Për artikulim 9mm, pas mbërritjes në destinacion dhe provave të blerësit, një pjesë e tij na është reklamuar dhe na është kthyer përsëri me të njëjtin avion", shkruan drejtuesi i "Meico"-s, Ylli Pinari. Sipas të cilit Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Ruandës si lëshuese e End Userit ka konfirmuar marrjen e artikujve në fjalë. Kjo shkresë është firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes së këtij vendi, Eugene Haguma. Ai konfirmon se në aeroportin e Kigali- Rwanda kanë mbërritur 3.590.160 copë fishekë 7.62x39 mm nga fluturimi i datës 5 qershor 2003. Në këtë rast rezulton se strukturat e shtetit shqiptar kanë pasur një keqkuptim lidhur me listën e vendeve nën embargo ku përfshihej edhe Ruanda. Pa dashje shteti ka thyer embargon që konstatohet në shkresën e ambasadorit Britanik në Tiranë dhe më pas atë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta.
Urdhri i Majkos
"Meico", çdo tre muaj transparencë
Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, rezulton të ketë nxjerrë një urdhër të posaçëm që e detyron ndërmarrjen shtetërore "Meico" të realizojë transparencë. Urdhri mban numrin 27, datë 23.01.2003 për të garantuar transparencën maksimale të aktivitetit të ndërmarrjes "Meico". Kjo shkresë e ngarkon këtë ndërmarrje shtetërore të informojë çdo tre muaj, Presidentin e Republikës, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me veprimtarinë e import-eksporteve që kryhen. Këtë fakt e pranon edhe drejtori i ndërmarrjes, Ylli Pinari, në relacionin që i drejton ministrit për rastin e tregtisë së municioneve me Ruandën. Nuk dihet nëse një urdhër i tillë ka vijuar të ekzistojë edhe më pas në dikasterin e Mbrojtjes apo është kthyer në nul. Nëse ky urdhër ka mbërritur deri më sot, "Meico" duhet të ishte e detyruar të informonte edhe lidhur me eksportet e dyshimta për të cilat së fundi është akuzuar në media.
OKB, mekanizmi i embargos
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përdorur mekanizmin e embargos së armëve, si vendimin e parë shtrëngues ndaj vendeve që kanë nxitur dhe ndihmuar konfliktet ushtarake, ato civile dhe luftërat mes shteteve. Embargoja e armëve vendoset nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe është praktikuar në masë kundër vendeve në konflikt. Për shembull Jugosllavia e Millosheviçit ka pësuar embargon e armëve dhe materialeve luftarake si masë të parë nga OKB-ja menjëherë sapo nisi lufta në Slloveni dhe Kroaci. Ndërkaq edhe vendet afrikane, që kanë qenë në konflikt, e kanë pasur të ndaluar të blejnë armë dhe municione nga çdo vend i botës. Sipas rezolutës së OKB-së, vendet nga ku kalonte malli luftarak, apo ato që shisnin armë, do të mbanin përgjegjësi të rëndë, njësoj si vendet në konflikt. Ruanda dhe Libia, të cilat përmenden në dokumentin ku Shqipëria ka dërguar ngarkesën me fishekë, ishin dy prej vendeve që ishin nën embargon e OKB-së.
Majko: Incidenti, si u shkel embargoja
"Sqaruam miqtë ndërkombëtarë me qetësi se çfarë kishte ndodhur. Gjithçka u mirëkuptua"
Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, hedh dritë mbi tregtinë e armëve që shteti shqiptar ka kryer me Ruandën. Këshilla që ai jep për çdo koleg që shkon në Dikasterin e Mbrojtjes është "kujdes me prokurimet dhe me shitblerjen e armëve". Në një intervistë për "Shqip", Majko thotë se këtë këshillë e ka pasur në vesh shpesh në bisedat konfidenciale me shumë miq të rinj e të vjetër ndërkombëtarë, të cilët ishin në krye të institucionit më të besuar të shtetit, siç ishte ai i Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo, shton Majko, edhe për faktin se për shumë arsye Ministria e Mbrojtjes është një botë me rregulla deri diku specifike, ku shpesh ruajtjen e sekretit vetëm një fije e ndan nga mungesa e transparencës për çështje të caktuara. "Historia e Ruandës, jo vetëm për humor të hidhur, ishte historia se si për herë të parë në jetën time në administratë ndjehem ngushtë përballë një situate, ku fajtori pothuajse ishte pa emër", shprehet Majko. Për arsyen e thjeshtë, nënvizon ai, sepse më shumë se sa një emër ishte marrëdhënia me një sistem të caktuar që shitblerja e armëve në Shqipëri kishte krijuar qysh pas viteve ‘90. Ish-ministri rrëfen se në përgjithësi ndërkombëtarët kishin dyshime mjaft serioze për një traditë aspak të "lavdishme" të tregtisë së armëve në Shqipëri. "Kjo bënte që edhe dyshimi më i vogël të lëkundte një besim të krijuar me jo pak punë", vijon Majko. Megjithatë, ai e kujton këtë rast mjaft mirë, sepse ishte periudha që sapo kishte "futur këmbët" në zyrën e ministrit të Mbrojtjes. "U përpoqëm që të gjenin një fajtor në Ministrinë e Mbrojtjes, te strukturat përgjegjëse, por ishte tepër e vështirë për ta nominuar atë", thotë Majko. Pala shqiptare, sipas tij, ua sqaroi të gjithë miqve ndërkombëtarë me qetësi se çfarë kishte ndodhur në marrëdhëniet midis MEICO-s dhe specialistëve të Ministrisë së Jashtme dhe gjithçka u mirëkuptua. "Por ky rast na u bë mësim, sidomos lidhur me çështjet e transparencës jo vetëm me miqtë tanë ndërkombëtarë, por edhe me publikun dhe institucionet shqiptare", kujton Majko. Ai argumenton se "që në momentet e para të njohjes me këtë problem të tregtisë shtetërore të armëve, një ndër urdhrat kryesorë që lëshoi ishte ai i informimit çdo tre muaj të Presidentit, Kryeministrit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, përveç ministrit të Mbrojtjes nga ndërmarrja MEICO për çdo veprim që kishte të bënte me eksport-importin e armëve". Më pas, shton ai, botuam të gjitha kontratat, çka u bë rregull dhe po ashtu të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që lidheshin me këtë veprimtari ishin në një libër të veçantë. "Arsyeja ishte e thjeshtë, duke krijuar këtë mekanizëm shmangej çdo mundësi arbitrariteti në një tregti kaq sensitive dhe po ashtu shmangej përsëritja e ‘precedentit të Ruandës‘", vlerëson Majko. Kur e shoh këtë rast të botuar në media, shprehet ai, si një rast i cili sillet si paralele me periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike, të them të drejtën më shumë se sa mërzitem, më vjen të bëj ironi me një rast nga i cili duke u publikuar le të mësohet në çdo rast. "Rasti i Ruandës u bë më pas edhe një ngacmim shumë pozitiv për miratimin e Kodit të Sjelljes së Bashkimit Evropian për eksportin e armëve në po atë vit që ndodhi edhe precedenti në fjalë. Pas këtyre masave, rasti në fjalë nuk u përsërit më për të vënë në pozitë të vështirë Shqipërinë dhe rolin e saj aspak ambicioz në atë çka quhet tregti e armëve", konstaton Majko. Ndërsa kujton se "vlerat e të ardhurave" vjetore nga kjo tregti nga 2003-2005 nuk i kalonin të 500 mijë euro.
"Jo ministria, por kompania e huaj nënkontraktoi Delijorgjin"
"E vërteta e kontratës për skrapin"
"Do të më duhej një imagjinatë shumë më e zhvilluar për të bërë paralele të tilla, pasi jo vetëm që flitet për sisteme të ndryshme rregullash, por edhe për partnerë të huaj, të cilët as nuk mund të krahasohen në kontratat që kanë pasur me Ministrinë e Mbrojtjes". Ky është vlerësimi i Pandeli Majkos, i pyetur për ngjashmërinë e marrëveshjeve të biznesmenit Mihal Delijorgji në kohën e para vitit 2005 me këtë të sotmen. "Për rastin që bëhet paralele, bëhet fjalë për një kontratë, e cila është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me një partner që as nuk mund të krahasohet me këtë kompaninë aktuale për të cilën dyshohet se merret deri edhe me tregti biçikletash", sqaron Majko. Sipas tij, kontrata e periudhës së para vitit 2005 ka qenë një kontratë e tipit barter shkëmbimi me kompanitë më prestigjioze, qoftë në rajon dhe në Evropë. "Kompania me të cilën u firmos marrëveshja nga MM është një kompani me 51% aksione shtetërore, e cila ka ekskluzivitetin dhe licencën e kompanisë ‘Daimler Cryaisler‘", thotë Majko. Ai nënvizon faktin se Mihal Delijorgji në këtë kontratë nuk figuron si nënkontraktor i Ministrisë së Mbrojtjes, por si nënkontrator i kësaj kompanie. "Nuk mund të hedh dyshime për marrëdhënie të biznesit të kësaj kompanie në asnjë rast. Pavarësisht se një nënkontraktor i saj vite më parë, ndodhet nën hetim aktualisht për një çështje krejtësisht tjetër", vlerëson Majko. Sipas tij, të bësh paralele me një histori të tillë, apo ta konsiderosh "vazhdimësi" të marrëdhënieve të biznesit një histori të tillë me individë të caktuar duhet guxim i madh për të gënjyer. "Gjithsesi, koha dhe faktet do të jenë gjykatësi më i mirë, por unë nuk hyj te njerëzit që ndershmërinë e konsiderojnë një realitet virtual. Unë besoj te ndershmëria dhe në emër të saj do të jem i gatshëm të flas kudo dhe për çdo gjë, por këtë nuk do ta bëj për të qetësuar atë që mendon se të gjithë politikanët janë njësoj", shprehet Majko. Në të kundërt, shton ai, qysh ditën e parë që jam marrë me politikë besoj se pavarësisht nga numri i lartë i matrapazëve, politika mbetet një art, ku gënjeshtarët sot ose nesër thjesht dështojnë. "Përveç të tjerash, kam një detyrim që lidhet me shprehjen e aq shumë keqpërdorur "detyrim përpara popullit tim". Atij dhe vetëm atij i falem. Politikanët në këtë rast janë diçka krejtësisht tjetër. Ngandonjëherë edhe tepër e largët", konstaton Majko.