Gjithçka rrotullohet rreth Skelës
08/04/2005 Trajneri i Arminias, Uve Rapolder, i ka dalë në mbrojtje Skelës dhe i ka kërkuar një qëndrim më të drejtë tifozëve
Largimi i mesfushorit tonë, Ervin Skela, nga Arminia në fund të sezonit dhe nënshkrimi i një kontrate me skuadrën e Kaizerslauternit, duket se ka lënë “shenjat” e veta te tifozeria e skuadrës gjermane. Në fakt, fantazisti i përfaqësueses kuqezi, edhe pse ka shkëlqyer në fitoren e fundit të skuadrës, kundër Leverkusenit, është fishkëllyer në kor nga tifozeria e Arminias. Duket se paraqitja e shkëlqyer e shqiptarit të Arminias, e vlerësuar shumë edhe nga prestigjozja gjermane “Kicker”, që i ka bërë një vend në 11-shen më të mirë të javës, nuk i ka mjaftuar mesfushorit tonë, që të fitojë simpatinë e publikut të Arminias. Pra, tifozeria e Bilefeldit, nuk ka ndër mend t’ia falë Skelës, largimin e tij nga Arminia dhe kalimin në skuadrën e Kaizerslauternit, me të cilën, Arminia do të përballet të dielën pasdite. Ndërkohë, që edhe prezenca e tij në ndeshjen e së dielës, kundër skuadrës së tij të ardhshme është në dyshim. Por përkundër kësaj situate të krijuar në skuadër, ka reaguar edhe trajneri i Arminias, Uve Rapolder, i cili ka vendosur të marrë në mbrojtje mesfushorin shqiptar. Fishkëllimat në kor kanë shoqëruar momentin e futjes së Skelës në lojë, në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Leverkusenit. Ky reagim i publikut të Arminias, duket se e ka irrituar jo pak trajnerin e Arminias, Uve Rapolder, i cili ka deklaruar se fantazisti shqiptar nuk e meriton një trajtim të tillë. Sipas Rapolderit, Skela ka dhënë shumë për Arminian dhe për këtë duhet falenderuar. “Ervini ka patur një rol të padiskutueshëm në sukseset e Arminias, në këtë sezon dhe për këtë besoj se e meriton një falenderim për punën që ka bërë”- ka deklaruar për të përditshmen e Vestfalisë, “Neue Ëestfalische”, trajneri i Arminias. Ndërkohë, ai nuk ka lënë pa theksuar se nuk ka mbetur i kënaqur nga reagimi i Skelës në drejtim të tifozerisë. “Nuk është detyra e tij të kritikojë tifozët”- ka nënvizuar më tej Rapolder. Gjithashtu, për t’u nënvizuar është edhe fakti se në ndeshjet e fundit, është ulur edhe numri i tifozëve që kanë ndjekur skuadrën e tyre në ndeshjet në “Schüco Arena” dhe kjo nuk është pëlqyer nga Rapolder. “Skuadra jonë ka rreth 14 muaj që luan në nivele mjaft të mira. Por, nëse tifozëve nuk i pëlqen ky stabilitet dhe ky kualitet i skuadrës, kur mund t’ju pëlqejë?”- ka nënvizuar Rapolder në intervistën e tij. Për këtë gjë, trajneri i Arminias i ka kërkuar tifozerisë së Arminias, që ta mbështesë skuadrën, në rrugën e saj drejt një vendi të tetë, që do t’i garantonte një vend në Kupën Intertoto. Përndryshe, gjithçka do të jetë shumë e vështirë. Fishkëllimat në drejtim të Skelës apo dhe pakësimi i numrit të tifozëve në stadium janë për Rapolderin, më shumë se një “sinjal i keq”, një reagim që “do të dëmtojë skuadrën”.