Makina me armë, arrestohet pronari

08/04/2005 Në kërkim edhe dy persona të tjerë
DURRËS - Policia e Durrësit ka mundur të identifikojë pronarin e mjetit me targa të huaja, ku gjatë një kontrolli në postbllokun e ngritur nga policia në lagjen nr.3 u kapën katër armë zjarri. Shërbimet e policisë, edhe pse janë vënë në kërkim të tre shtetasve që udhëtonin me automjetin tip “Volksvagen Passat” me targa të huaja SV 04135, nuk kanë mundur të arrestojnë në flagrancë autorët, ndërkohë që targat e rreme të autoveturës e kanë bërë të vështirë edhe identitetin e pronarit të mjetit. Megjithatë, brenda dy ditëve nga koha e ngjarjes, policia i ka vënë prangat shtetasit Fisnik Meço, 20 vjeç, nga Durrësi, ndërsa dy personat e tjerë mësohet se janë identifikuar, por policia nuk ka bërë të ditur emrat e tyre për qëllime hetimi.
Më 5 prill, tre të rinjtë nuk i janë bindur postbllokut të policisë dhe ata i janë shmangur kontrollit. Por, pas ndjekjes së tyre, policia ka bllokuar makinën, e cila është boshatisur, ndërkohë që brenda në automjet janë gjetur dy automatikë tip “Scorpions” të pajisur me silenciatorë, një pistoletë “Zastava” model 70 me 8 fishekë dhe një tjetër të kalibrit 6.35 mm.
Ky është rasti i dytë në 3 javë që postblloqet e policisë arrijnë të bllokojnë armë. Më 18 mars, policia ka sekuestruar në automjetin e Landi Bacit, i cili është arrestuar së bashku me Emilian Shullazin, katër armë zjarri, dy prej të cilave kishin fishekë në gojë, ndërkohë që dy të tjerë, që udhëtonin së bashku me të arrestuarit dhe një italian i lënë i lirë nga drejtësia e Durrësit, i kanë shpëtuar identifikimit nga policia.