E Diel, 1 Nëntor 2026

Një person me maskë, plagos 50-vjeçarin

08/04/2005  ELBASAN- Një e shtënë pushke ka terrorizuar banorët e pallatit, të cilët kur dolën jashtë panë vetëm një të maskuar të largohej me shpejtësi, dhe një njëri përtokë në shkallët e pallatit. I plagosuri kishte marrë një plumb në trup. Ngjarja ka ndodhur natën e së mërkurës, rreth orës 23.05 në Elbasan. Idriz Karaj, 50 vjeç, banor i pallatit 645/3 në lagjen “Partizani”, ishte duke u kthyer në shtëpi kur u qëllua me armë. Me ndjenja të humbura, ai është transportuar nga fqinjët në spitalin e qytetit. Fillimisht i është dhënë ndihma e parë aty, por pas përkeqësimit të gjendjes u dërgua në mesditë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Gjendja e tij, sipas mjekëve, është tepër e rendë. Të afërmit e të plagosurit nuk kanë folur me policinë për detaje rreth ngjarjes. Kjo ka vështirësuar zbardhjen e historisë dhe gjetjen e motivit të krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›