Në Shqipëri edhe basketbollistë serbë
08/04/2005 Serbo-malazezi, Ratko Stevoviç ka bërë të ditur se ndjehet mjaft mirë në Shqipëri
Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës duket se është e “dashuruar”, me sportistët serbo-malazezë, pasi pas futbollit, ky “bashkëpunim” është shtrirë edhe në sportin e basketbollit. Sipas lajmeve të marra nga FIBA, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit, basketbollisti serbo-malazez, Ratko Stevoviç, ka bërë të ditur se ndjehet mjaft mirë në Shkodër dhe se nuk është bërë aspak pishman që ka nënshkruar një kontratë me një skuadër shqiptare. Vendimi i tij për të lidhur kontratë, është komentuar gjatë, madje është cilësuar si një eveniment historik, që një sportist nga Serbia dhe Mali i Zi, të aktivizohet në radhët e një skuadre shqiptare. Nga ana e tij, vetë basketbollisti Stevoviç, ka pranuar se për të nuk ka qenë e lehtë marrja e një vendimi të tillë, për të luajtur në Shqipëri, duke parë dhe historinë ndërmjet dy vendeve ballkanike. “Kur unë mora ofertën e Vllaznisë, nuk e kisha të qartë se çfarë duhet të bëja- ka deklaruar Stevoviç. - Unë kam kontaktuar me disa miq të mi shqiptarë që jetojnë në Serbi&Mal të Zi e që kanë luajtur në Shqipëri, i pyeta për nivelin e basketbollit në Shqipëri. Pasi ata më shpjeguan gjithçka për çfarë unë i pyeta, vendosa ta pranoj ofertën. Gjithsesi, e pranoj se nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. Si përfundim, unë i thashë vetes sime, se duke qenë se ata besuan tek unë, pse unë nuk duhet të besoja tek ata dhe për këtë vendosa të shkoj”. Në këtë intervistë të publikuar në faqen zyrtare të FIBA-s, basketbollisti serbo-malazez, ka shpjeguar se ai nuk e njihte mirë Shqipërinë para se të vinte. Sipas tij, nga çfarë i kishin thënë miqtë e tij, Shqipëria është cilësuar si një vend i varfër dhe vetëm kaq. “Për të qenë i sinqertë, nuk e njihja mirë Shqipërinë, madje do të thoja aspak. E vetmja gjë që mund të thoja, ishte se Shqipëria ka qenë një vend i varfër, por më shumë nuk ia kisha idenë. Në fakt vendi po zhvillohet shpejt”- ka shpjeguar Stevoviç. Për sa i takon basketbollit, serbo-malazezi i Vllaznisë, ka bërë të ditur se duhet shumë punë dhe ka shumë për të mësuar. “Në Shqipëri janë vetëm katër skuadra profesioniste. Të njëjtën gjë mund të them edhe për basketbollistët, por po shoh se të rinjtë po mësojnë, po tregojnë dëshirë për të mësuar. Njerëzit e duan basketbollin dhe nuk është e rastit që në pallatet e sportit të shohësh 2000 deri në 3000 shikues në një ndeshje derbi”- ka deklaruar basketbollisti serb. Ndërkohë, i pyetur për çështjet e politikës, Stevoviç ka theksuar se politika është e vetmja gjë, për të cilën nuk ka diskutuar asnjëherë. “Ne nuk kemi folur asnjëherë për politikë. Politika është për politikanët” - ka nënvizuar Stevoviç. Në fund të intervistës së tij, basketbollisti serbo-malazez, ka treguar edhe për planet e tij të së ardhmes, duke treguar se në fund të kontratës do të kthehet në Serbi. Por, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit edhe për një vit tjetër në Shkodër. “Është e vërtetë se më është ofruar një zgjatje e kontratës edhe për një vit tjetër. Nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj, por do ta marr në konsideratë një propozim të tillë”- ka përfunduar intervistën e tij dhënë në Beograd, për FIBA-n, basketbollisti serbo-malazez i Vllaznisë, Ratko Stevoviç.
Marrë nga www.fiba.com