E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takat e larta, janë apo jo të rezikëshme?

Tashmë që vera ka ardhur, pothuajse asnjë vajzë nuk u reziston dot takave të larta në mbrëmje. Një ditë bëjnë mirë dhe një ditë bëjnë keq. Të dashura dhe të urryera takat e larta. Dikush duhet të na ndihmojë të kuptojmë realisht nëse janë, apo jo të dëmshme. Vazhdojmë të dëgjojmë lajme që kundërshtojnë njëra tjetrën dhe nuk dimë se çfarë të besojmë tashmë.


Shumë gra nuk duan të heqin dorë nga ato centimetra më shumë gjatësie që dhurojnë takat, sepse nëpërmjet tyre duken më të bukura dhe tërheqëse. Gra të tjera i urrejnë takat e larta pikërisht sepse ato shkaktojnë dhimbje të ndryshme në këmbë. Pra bëjnë mirë, apo keq?


Nga një kërkim i fundit del sa më poshtë. Të veshëshurit shpesh takat e larta provokon një acarim të fibrave të muskujve dhe një hollim të tendinës së Akilit. Ja katastrofa!


Duke lexuar këto pak rreshta mund të arrijmë të kuptojmë që takat e larta bëjnë shumë keq për shëndetin, por sidomos për shëndetin e muskujve dhe të tëndinave të këmbëve tona. Lajmin e keq e ka sjellë një studim i Universitetit Manchester Metropolitan në Britaninë e Madhe dhe i Universitetit të Vjenës.


Skuadra e kërkimit ka zgjedhur 80 vullnetare në moshën nga 20 deri në 50 vjç. Kushti për të qenë pjesë e kërkimit ishte ai që gratë duhet t'i vishnin takat në mënyrë të vazhdueshme dhe të ishin mësuar me to dhe këtu flasim për taka që minimumi ishin 5 centimetër të larta.


Gratë e zgjedhura më pas i janë nënshtruar rezonancave manjetike dhe ekzaminimeve me ultra tinguj. Vetë testimet dhe kërkimet i janë aplikuar më pas një grupi te dytë grash, të cilat ishin zgjedhur sepse vishnin gjithnjë taka të ulëta, apo taka komode. Pasi mbaroi faza e parë e testit mbi gratë, nisi faza e dytë.


Studiuesit kanë vënë përballë njëra- tjetrës të dhënat e marra. Nga përfundimet rezultoi se adhurueset e takave të larta shfaqnin një zvogëlim në masës 13% të fibrave muskulare të pulpës dhe kishin tendinat e Akilit më të rralla, apo të zgjeruara. Ky studim shpjegon dhe ankesat e disa grave, sidomos ato që nuk janë mësuar më këpucë të tilla, të cilat pasi veshin takat e larta ndiejnë dhimbje mes shputës së këmbës dhe këmbës.


Profesori që ndoqi studimin, prof Nariçi ka kërkuar të japë dhe një shpjegim të fundit për ato dhimbje që ndiejnë gratë, të cilat veshin rregullisht taka të larta dhe që herë pas here veshin këpucë të sheshta.


"Tendina e cila është sforcuar tek gratë që veshin taka të larta, kur ato veshin taka të ulëta, ajo nuk e kryen mirë funksionin e saj dhe shkakton dhimbje, pasi tendinat e zgjatura me taka të ulëta nuk arrijnë të zgjaten në mënyrë të mjaftueshme".


Pra si t'ia bëjmë për të luftuar menjëherë këto rreziqe? Mjafton të bëjmë gjimnastikë të përshtatshme. Duke i shtrirë këmbët dhe duke i vënë në një nivel më lart se koka.


Pastaj këshilla që vjen nga kërkimi është të alternojmë këpucët me taka të larta me ato më taka të ulëta, në mënyrë që të mos rrezikojmë shëndetin, por edhe joshjen. Ekziston dhe një shërim i plotë për këto simptoma.


Në Indi, disa qendra bukurie propozojnë një shpim në këmbë në mënyrë që të eleminojnë dhimbjen për afro 9 muaj. Shpimi konsiston në futjen në këmbë të një acidi, i cili krijon jastekë artificialë në shputën e këmbës.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›