Mbyten në një ditë dy adoleshentë, dyshohet për atak kardiak në ujë
DEVOLL/ VELIPOJE - Dy adoleshentë humbën jetën ditën e djeshme, ndërsa ishin futur në ujë për t'u larë.
Një 15-vjeçar gjeti vdekjen në ujërat e Devollit, si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa nuk dihet ende nëse i njëjti shkak i ka shkaktuar vdekjen një 19-vjeçari në plazhin e Velipojës, në orët e pasdites. Mesditën e djeshme gjeti vdekjen Skerdi Bazelli, banor i Maliqit. Ai kishte hyrë në lumë për t'u freskuar, por uji i ftohtë ka bërë që zemra e tij të pushojë në çast. Skerdi sapo kishte mbaruar klasën e tetë dhe së bashku me shokët çdo mesditë për t'u freskuar shkonin e laheshin në ujërat e Devollit. Sipas dëshmitarëve, i nxehur nga rruga ai është hedhur menjëherë në ujë dhe pas disa metrave not ka kërkuar ndihmë duke bërtitur. Shokët që i ishin afruar urës kanë menduar se po bënte shaka, por kur panë se ai u mbulua nga uji dhe nuk po dukej më, u alarmuan. Thirrjet e tmerruara të tyre kanë tërhequr vëmendjen e disa fshatarëve që punonin në tokat afër lumit. Ata shkuan për t'i ndihmuar dhe pasi u hodhën në pellgun me ujë, nxorën trupin e 15-vjeçarit të pajetë. Sipas mjekëve, temperatura e lartë e trupit, pas kontaktit me ujin e ftohtë ka provokuar atakun kardiak, pasi vetë viktima dinte shumë mirë not. Në orët e pasdites, një 19-vjeçar doli i mbytur nga ujërat e plazhit të Velipojës. Emiliano Toçi, banor i Kamzës në Tiranë, humbi jetën, ndërsa hyri në det për të notuar. Pritet që ekspertiza të zbulojë shkakun e vdekjes. j.gj/r.d