Aksion në depo e tunele për armë e municione
GJIROKASTER - Policia zbulon një arsenal të konsiderueshëm armësh dhe municionesh të braktisura dhe të fshehura në zona të ndryshme të Gjirokastrës.
Rreth 41 mijë fishekë të armëve automatike model 56 janë sekuestruar nga ana e policisë si dhe armë automatike dhe granata dore. Burime policore konfirmuan për gazetën se gjatë dy ditëve të fundit, uniformat blu kanë ushtruar mjaft kontrolle në ambiente të ndryshme në rrethin e Gjirokastrës pas disponimit të informacioneve për ekzistencën e armëve dhe fishekëve në ambiente të braktisura. Ish-godinat ushtarake, tashmë të braktisura, tunele, bunkerë si dhe ambiente afër zonës urbane, kanë qenë strehë për depozitimin e një sasie të konsiderueshme armatimesh dhe municionesh. Në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës, pranë një grope të thellë është gjetur 1/3 e sasisë së fishekëve dhe po kaq janë gjetur në brendësi të një bunkeri në fshatin Kolonjë. Në zonën e aerodromit të Gjirokastrës, e cila është nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes, policia arriti të evidentonte 28 granata së bashku me ndezës krejt të braktisura. Ndërkaq në disa banesa të braktisura, policia ka arritur të zbulojë tri armë automatike, një pistoletë e tipit "TT" si dhe 4500 fishekë të modelit 56. Policia nuk ka dhënë detaje nëse armatimet dhe municionet e gjetura gjatë dy ditëve të fundit kanë pasur pronarë, por ka apeluar që popullata të informojë përmes 129 nëse konstaton armë dhe municione të kalibrave të ndryshëm, pasi janë burim potencial incidentesh me pasojë. Armatimi i grumbulluar në 48 orët e fundit ka ardhur pas informacioneve të grumbulluara nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës për ekzistencën e tyre në tri zona të ndryshme të pavëzhguara dhe të pashkelura nga organet e policisë. Ky aksion mendohet të shtrihet edhe në pjesë të ndryshme të Qarkut të Gjirokastrës. p.n