“Dhurate per Krishtlindje, duam mamin dhe babin”
Femijet e ciftit Tabaj protestojne me pankarta ne duar ne rruget e Torontos, te mbeshtetur edhe nga qendra “Etobicoke” e drejtuar nga Borys Wrzesnewskyj, i cili pagoi njekohesisht edhe 12 mije dollare garanci per lirimin e nenes se tre te miturve, Anildes. Maria 8-vjecare mban ne duar nje pankarte, ku shkruan se per Krishtlindje deshiron si dhurate kthimin ne shtepi te nenes dhe babait te saj, Arjanit, te cilet jane izoluar nga drejtesia kanadeze si emigrante te paligjshem dhe eshte vendosur riatdhesimi ne Shqiperi. Gjithashtu, ne proteste kane marre pjese edhe perfaqesues te shoqates per mbrojtjen e grave, “Vanier Centre for Women”, ne Brampton. Mediat vendase i kane kushtuar rendesi ketij rasti, duke e pasqyruar ne te gjitha edicionet dhe numrat e gazetave ditet e fundit. Ne foto dallohet edhe kreu i qendres “Etobicoke”, i cili i kerkoi qeverise kanadeze dhe ministres se linjes lirimin e ciftit shqiptar, pasi femijet, dy nga te cilet binjake, gjenden perballe rrezikut te braktisjes.