Gjoba e mjedisit, në gjyq grupin e inspektoratit
25/01/2012 Kreu i bashkisë Çorovodë, Nesim Spahiu
SKRAPAR – Kryetari i bashkisë Çorovodë, Nesim Spahiu, ka reaguar ashpër pas vendosjes së gjobës të vendosur nga grupi i inspektimit të mbetjeve urbane. “Jo vetëm që do ti hedh në gjyq por dhe do t’u kërkoj dëmshpërblim pasi më kanë gjobitur me pa të drejtë”. Kështu ka pohuar për gazetën kreu i bashkisë Çorovodë, Nesim Spahiu. Ai vijon: Kushdo që vjen në Skrapar në anë të rrugës 3 km para se të hysh në qytet nuk të bien më në sy mbetjet urbane dhe të ngurta si vite më parë. Puna e parë që kam bërë sapo fitova mandatin e Bashkisë menjëherë u mora me sistemimin e mbetjeve dhe plehrave që hidheshin anës rrugës dhe digjeshin. Menjëherë i sistemova si dhe kemi bërë seleksionimin dhe sistemimin e tyre. Po kështu masa të rrepta mora dhe në qytet duke bërë që në çdo moment nuk gjen më qoftë dhe një bisht cigare të hedhur në rrugët e këtij qyteti. Ndërsa u befasova kur mësova nëpërmjet gazetës se më kishin vendosur gjobën. Ndaj jam tejet e surprizuar nga lajmi që bashkia është ndëshkuar nga Inspektorati i Mjedisit me një gjobë prej 500 mijë lekësh. Për pastërtinë e qytetit unë mund të them se si mas e parë u realizua vënia në eficencë e ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit si dhe vendosja e një sistemi koshash për hedhjen e mbeturinave si dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për hedhjen e mbeturinave në ta, po kështu masa morëm për pastrimin e lumit. Përsa i përket trajtimit të mbetjeve urbane bashkia jonë ka një fushë 3 km në hyrje të qytetit, vend ku depozitohen të gjitha mbetjet urbane ku është përmirësuar komplet puna e menaxhimit të këtyre mbetjeve bashkia jonë ka blerë edhe makinë për të transportuar koshat si dhe 250 kosha për tu shpërndarë në të gjithë qytetin. Ne do ta ankimojmë këtë vendim të padrejtë pranë institucioneve përkatëse duke dhënë shpjegimet tona”, ka përfunduar Spahiu. S. Gorica