Në luftë çdo ditë me trafikantët e bimëve narkotike
25/01/2012 REPORTAZH / Flasin drejtues të policisë: Trafikantët janë sofistikuar
GJIROKASTËR- Ëndrra për t’u pasuruar brenda ditës, iu ka kushtuar shtrenjtë dhjetë të rinjve, gjatë dy javëve të fundit, të cilët u ndaluan apo u shpallën në kërkim nga policia e Gjirokastrës për trafikim të lëndëve narkotike. Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, më thotë se policia lokale është treguar shumë e rreptë kohët e fundit ndaj trafikantëve, por “lufta” do të vijoj më tej. Sipas tij, transportimi i lëndës narkotike është bërë më i shtrenjtë se kultivimi, pasi policia ka shtuar numrin e kontrollit në rrugën kombëtare, si dhe ka trefishuar efektivat në zonat rurale. “Dy nga pesë operacione kanë përfunduar me sukses, me tre të ndaluar dhe shtatë të shpallur në kërkim. Në total kemi bllokuar 600 kg hashash dhe katër automjete”, shprehet Mullai. Për të, lufta kundër trafikimit të lëndës narkotike është përqendruar në qarkun e Gjirokastrës, sidomos në vijën kufitare. “Territori i qarkut të Gjirokastrës ka një shtrirje të gjerë gjeografik. Trafikantët janë sofistikuar. Pjesa më e madhe e tyre lëvizin në zonat e pyllëzuara, por ka edhe persona që “guxojnë” të transportojnë hashashin në rrugën kombëtare”, specifikon Mullai, ndërsa shton se shanset për t’i shpëtuar kontrollit të policisë në rrugën kombëtare janë një me njëmijë. Rreth 90 përqind e trafikantëve, vijon zyrtari, janë të paarsimuar, ndërsa 10 përqind janë të arsimuar, ose vazhdojnë studimet e larta. “Në qoftë se nuk çrrënjoset kultivimi i bimëve narkotike, sidomos në fshatin Lazarat, rreth 5 km larg Gjirokastrës, vazhdimisht do të “grumbullojmë” në komisariat trafikantë dhe hashash”, argumenton Mullai. Për ekspertët e kriminalistikës, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, hashashi dhe marijuana është një familje bimore, është fletë e tharë, ka ngjyrë të kafe të hapur si në të verdhë. “Hashashi pihet si cigare dhe me cigare, por përdoret dhe si çaj”, thotë eksperti, që preferon të ngelet anonim. Sipas tij, përdoruesit e rregullt bëhen fizikisht e psikologjikisht të varur nga efektet e saj. “Hashashi është ndër drogat më të përhapura në mesin e të rinjve”, sqaron eksperti, ndërsa marihuana nuk shkakton varësinë fizike, por krijon veti psikologjike. Eksperti nënvizon se përdorimi i vazhdueshëm i hashashit dhe marijuanës rrit rrezikun e kancerit në mushkëri, ul fertilitetin te të dy gjinitë, rrit ritmin e zemrës dhe në raste të rralla shfaq halucinacione. “Përdoruesit bëhen të varur psikologjikisht nga efektet e kësaj lënde. Efekti toksik mund të ndodh dhe në doza relativisht të ulëta, gjë që sjell me kalimin e kohësh shkatërrimin e imunitetin”, thotë eksperti. Telnis Skuqi