Mëkatet e Edvinit kundra gruas e partnerëve nuk shpëlahen as me intervistë e as me “psiko-terapi”
Në botën e pafundme të parafytyrimeve dhe akteve prapanike gjendet struktura thelbësore e ndërtimit të karakterit. Karakteri i një njeriu është dhe-shkronja me të cilin ai i shfaqet botës përreth tij. Kurse topografia e skenës politike është ambienti i duhur për të gjetur shembuj të përshtatshëm për një analizë karakteri. Sikurse mund ta keni kuptuar, nuk lodhemi për të kërkuar larg sepse pasimin na e dha revista “Psikologji”, që kishte marrë në pyetje Edi Ramën.
Mirëpo ka shumë për të thënë dhe bëhet gjithmonë e vështirë për të paracaktuar objektivin, ku do të fokusohen interesat e të intervistuarit dhe atij që e interviston. Afërmendsh revista “Psikologjia” kurrë nuk do arrinte një akord nëse i vinte kusht Edi Ramës, dikur një piktor i dështuar (si përpara tij në histori Adolf Hitleri); sot pas 15 vitesh politikë është kujtuar të saktësojë se “Politika është vetëm një stinë e jetës time, prandaj do të rikthehem tek arti”. Edhe pse pak me vonesë, këtë ai e ka thënë në një intervistë tek revista “Psikologji”. Problemi është se Edi Rama ka bërë “artistit” si bojaxhi periferie duke lyrë qytetin e Tiranës njëlloj se lyen dy holandezët periferinë e Brazilisë me projektin “Favelas Painting”. Kush e kontrollon sajtin e internetit të dy artistëve holandezë do të shikojë një përngjashmëri dëshpëruese.
Sido që te jetë e vërteta stina e jetës politike të Ramës ka kaluar me kohë, duke qenë se ai nuk është politikan, bile këtë e ka thënë me gojën e tij. Ne nuk shtuam asgjë. Atij iu desh politika sepse donte të demonstronte se nuk ishte i dështuar, si Hitleri që nisi një luftë pikërisht pre këtij kompleksi.
Gjithsesi Edvini aspirant piktor rrëfehet për shumë gjera plot bamirësi dhe mëkate adoleshence. Që në kopertinë, i zhveshur nga kostumi zyrtar, me një pamje tejet rinore, me shaka prospektive ku fotografohet me syze të mëdha femrash. Thjesht shaka, e ka jeta. Për të kujtuar se kush është Rama duhet të bëjmë retrospektivën e rinisë së tij “skandaloze”, me karakter jo të pastër dhe të qëndrueshëm, kur qe Ministër Kulture e tregoi mirë kulturën estroverse nja hap para asaj pornografike... në plazhet e Normandisë. Një njeri që nuk krijon një familje të rregullt për vete mos prit të drejtojë një qeveri, dikton dogma e popullit. Por ai insiston, bile proteston kur refuzohet nga votimi popullor kundër.
Partia Socialiste, nën kryesimin e Ramës të sapoardhur nga një përzierje idesh e pamjesh (herë arrivist, herë viktimë, herë anarkist, herë redskin), sajoi turbulluesen e “politikës së re”. Kjo ka mbetur në ajër, si një kërcënim i paqes dhe jetës së secilit që kundërshton ose paraqet mendimin ndryshe në PS. Asgjë nuk ka të re në politikën e PS, përveç prishjes së demokracisë dhe ngritjes së kultit të kërcënimit, çdo ditë me çdo mënyrë.
Më tej vijon rrëfimi e zbukuruar që prej fëmijërisë deri kur u bë shef i bashkisë Tiranë. Aty flet me marrëdhëniet me nënën, babanë, të birin vëllanë, sigurisht duke harruar ngjarjet e jashtëzakonshme të dhunës familjare.
Nejse, kjo intervistë është një intervistë për t’u dukur ndryshe, i pranueshëm. Por I Papranueshmi Rama nuk e di që duhet më shumë se një intervistë psikologjike për të krijuar një imazh të rrejshëm. Sa më mirë të njihet personaliteti i një njeriu, aq më shumë arrijmë të kuptojmë edhe veprimet e tij. Në intervistë ai thotë se i mungon arti. Padyshim arti i shkarravinave abstrakte i mbush egon e ciflosur gjithmonë në konkurrencë me botën. Nuk mungon as vizioni personal për femrat e jetës së tij. Natyrisht harron të përmendë gjakun e Rudinës tek Piazza, ku më shumë se tre ambasadorë të huaj ishin dëshmitarë të dhunës. Teksa flet për femrat e jetës së tij, ai flet për nënën dhe gjyshen, por për Matildën, Delinën, Rudinën, gjermanen apo hermafroditin e Pezës asnjë fjalë. Ai i ka fshirë nga kujtesa sepse kujtesa për të do të thotë një botë e mbushur me dhunë fizike e psikologjike, ku abuzimet ishin të dorës së parë.