Statistikat e policisë/Rekordi – Këtë vit erdhën 1,5 milionë turistë të huaj
Statistikat e hyrje-daljeve regjistruar në Pikat e Kalimit Kufitar për periudhën 1-15 Gusht 2010, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2009 konfirmojnë një rritje të fortë të cilësisë së turizmit në Shqipëri, duke konfirmuar rritjen e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë brigjet shqiptare. Sipas statistikave, që po i sjellim të plota, veç në 15-ditëshin e parë të gushtit, në vendin tonë kanë hyrë rreth 400 mijë turistë të huaj, ose rreth 270 mijë më shumë sesa i njëjti 15-ditësh i sezonit të kaluar. Po të llogarisim këtu edhe më shumë se 600 mijë turistët e huaj që hynë gjatë muajve qershor-korrik, besohet se vetëm gjatë muajve të verës, në Shqipëri të kenë hyrë afro 1,5 milionë turistë të huaj, shifra këto mbresëlënëse, që arsyetojnë edhe kalimin e turizmit si njëri nga sektorët kryesorë të buxhetit të shtetit.
Ja edhe shifrat e plota, të ofruara sot nga Policia e Shtetit
Hyrje shtetas Shqiptarë/1 -15 Gusht 2009-2010
Hyrje Shqiptarë 2009 Hyrje Shqiptarë 2010
336 954 327 477
Hyrje shtetas të Huaj / 1-15 Gusht 2009-2010
Hyrje të Huaj 2009 Hyrje të Huaj 2010
131 179 389 528
Numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë për periudhën 1-15 gusht 2010 ka pësuar rritje të ndjeshme prej 258.349 shtetas më tepër krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë vitit 2009 në periudhën 1-15 gusht kanë hyrë në Shqipëri 468.133 shtetas.
Gjatë vitit 2010 në periudhën 1-15 gusht kanë hyrë në Shqipëri 717.005 shtetas.
...