E Diel, 1 Nëntor 2026

Komenti/Shuplaka që turizmi i jep opozitës së Olta Kapsollit!

është i pamohueshëm konstatimi dhe realiteti ekonomik se ekonomia shqiptare nuk është në krizë, por përkundrazi, ajo po pëson rritje të ndjeshme, dhe këtë më mirë po e pasqyron zhvillimi i turizmit.
Mund të themi me plot gojë se zhvillimi i jashtëzakonshëm i turizmit që po has vitet e fundit, Shqipëria po i jep një shuplakë të fortë krizës ekonomike që po propagandon Partia Socialiste, një krizë e improvizuar nga vetë socialistet me nota idealiste dhe utopiste. Meqenëse nuk mund të komentojnë dot zhvillimin e turizmit që po ecën me hapat e një titani, selia rozë ka zgjedhur të merret me çështjen e pasurive të zyrtarëve të lartë, një çështje që do i çojë drejt një rruge qorre, por që ka si qëllim vetëm të plotësojë programin e dezhurnit të Olta Kapsollit. Gjithnjë e më shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të ardhura. Nga 300 mijë vizitorë që Shqipëria pati në vitin 2004, arriti në 3 milionë në vitin 2009. 2010-a është viti që po thyen rekord ku zhvillimi i turizmit ka kapur kulmet e majave të Himalajave. Statistika e datës 9.8.2010 dëshmon se nga 31 korriku e deri më 12 gusht kanë kaluar 408 mijë qytetarë kundrejt 392 mijë që kanë kaluar vjet nga 31 korriku gjer më 30 gusht. Mirëpo si një nga sektorët ku pritet të përqendrohet rritja ekonomike e vendit në të ardhmen, turizmi është mbështetur dhe po mbështetet nga qeveria, duke e gjetur veten në prioritetet kryesore, sidomos duke u suportuar nga fondet principiale. Per here te pare kete vit, ky sektor u ngjit ne krye te klasifikimit per sa u perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte. Vlerat monetare qe u perfituan kaluan dërgesat e emigrantëve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shnderruar ne nje burim madhor te ardhurash dhe punësimi! Zhvillimi me strategji të qarta dhe cilësi shërbimesh po shndërrohet në një mjet të qëndrueshëm duke garantuar ritme të larta rritjeje. Turizmi është duke u shndërruar në sektorin numër 1 të ekonomisë. Sipas strategjise per zhvillimin e turizmit (e cila eshte aktualisht ne fuqi), te ardhurat nga ky sektor deri ne vitin 2012 duhet te arrijne ne 464 milione. Cili është ai shtet në rruzullin tokësor që ka krizë ekonomike dhe rritje të turizmit njëkohësisht? Jo të gjithë jemi ekspertë në fushën e ekonomisë, por të paktën kemi aq njohuri për të kuptuar se çfarë efektesh shkakton një krizë ekonomike dhe çfarë pasojash sjell ajo për një shtet. Besoj se të gjithë i kemi dëgjuar deklaratat qesharake të kukumjaçkave të selisë rozë për krizë ekonomike, të qëndisura nga këshilltarët ekonomikë, të cilët pas zgjedhjeve të 28 qershorit janë ngujuar pranë histerizmit politik të Ramës. Mesa duket këshilltarët ekonomikë të Partisë Socialiste janë me të vërtetë ekspertë ekonomikë, por ekspertë në ekonominë shtëpiake që si lëndë mësohet nga nxënësit e fillores. Prandaj është e nevojshme që t’u bëjmë me dije lexuesve por edhe këtyre ekspertëve se çfarë do të thotë krizë ekonomike duke përdorur leksionet e ekonomisë!
Lënda Ekonomi-Kapitulli kriza ekonomike nr 101.Një shtet ndodhet në gjendje krize atëherë kur kemi rënie të ndjeshme të të ardhurave si pasojë e krizes në sektorët e tjerë ekonomikë (për Shqipërinë do të thotë krizë në sektorin bujqësor dhe në turizëm), kur inflacioni kalon normën e caktuar, kur kemi falimentim bankash, ndërmarrjesh, papunësi të lartë, ulje në shpenzimet sociale dhe defiçit buxhetor, këto dy të fundit do të rezultonin në ulje pagash dhe pensionesh si edhe në mungesë investimesh nga ana e qeverisë. Këto janë faktorët kryesorë që mund ta çojnë një shtet në krizë ekonomike. Nga viti 2005 e deri tani në Shqipëri kanë ekzistuar vetëm kontrastet e këtyre faktorëve, çka do të thotë se ekonomia shqiptare ka rritje të ndjeshme të të ardhurave nga sektori i bujqësisë dhe i turizmit, një inflacion që s’e kalon normen e caktuar, rritje pagash dhe pensionesh, investime galopante të cilat flasin qartë se nuk ka deficit buxhetor por përkundrazi duke u mbështetur edhe nga të ardhurat e mëdha që po i sjell turizmi buxhetit të 2010, synon një parashikim realist të treguesve ekonomikë e buxhetorë për të arritur objektivat si: ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe vijimësinë e zhvillimit ekonomik me ritme të larta, e cila shprehet në rritjen reale të prodhimit të brendshëm bruto në masën 6 %, mbajtjen e inflacionit rreth 3 %, që është brenda kufijve të parashikuar nga Banka e Shqipërisë, mbajtjen e defiçitit buxhetor në norma të ulëta, reduktimin e defiçitit buxhetor dhe zbutjen e defiçitit të llogarisë korente, i cili parashikohet në nivelin 12.8 %, nga 14.6 % që ishte në vitin 2009.
Ndryshimet domethënëse që janë bërë në Shqipëria kohët e fundit nga qeveria shqiptare po japin frytet e tyre duke e renditur vendin tonë në një nga destinacionet më atraktive të rajonit për sektorin e turizmit duke kontribuar jo vetëm në përmisimin e imazhit të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare por konkretisht po kontribuon edhe në mirëqenien e ekonomisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›