E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjobiten dy shoferë

01/02/2005  Mbrëmjen e së dielës në bulevardin "Bajram Curri" te Ulliri, Leonard Troplini, teksa drejtonte në krah të kundërt automjetin e tij "Volksvagen" RL 184073, ka goditur nga prapa makinën e policisë me targa Policia 1476. Mësohet se mjetit në fjalë iu shkaktuan dëme të vogla materiale. Troplini u ndëshkua me masë administrative. Pak minuta pas kësaj ngjarjeje, në rrugën e Durrësit, te "Zogu i Zi", Qemal Xhuxhi, teksa drejtonte me shpejtësi furgonin e policisë Policia 0411 të Komisariatit nr.4, ka goditur duke shkaktuar dëme të lehta një "Benz" me targa TR 8137 D. Shoferi i policisë u gjobit me një masë të majme administrative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›