Kapet hajduti i banesës
01/02/2005 Kishte grabitur banesën e Kimete Cenaliut nga Paskuqani dhe përfundon në prangat e bluve. Fatos Isaku, i dënuar më parë për vjedhje, u arrestua nga efektivat e Komisariatit nr.4 pas vlerësimit të informacioneve që dëshmonin për autorësinë e tij në grabitjen e banesës së gruas. Burimet saktësojnë se ngjarja daton në 29 janar të këtij viti. Isaku ka vetëm 3 klasë shkollë dhe është banor i kryeqytetit. Materialet iu dërguan akuzës për hetime të mëtejshme.