Grabitet "Benzi"-taksi
01/02/2005 Gjuetarët e "Benz"-ave kanë grabitur të dielën në mbrëmje një "Benz"-taksi, parkuar në rrugën "Mihal Grameno". Burime zyrtare nga Komisariati i policisë nr.1, shprehen se autovetura me targa TR 667 A, i përkiste Riza Roshit. Ishte 43-vjeçari ai që denoncoi në organet e rendit humbjen e mjetit të tij të jetesës. Mësohet se deri më tash, uniformat nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë të dhënë për adresën e makinës së grabitur. Po punohet në rrugë operative për të identifikuar dhe kapur autorët.