E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia lejon tubimin e taksistëve

01/02/2005  Taksistët në grevë u lejuan dje paradite që të zhvillonin një tubim të kufizuar në rrugën e Durrësit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se krerët e kësaj strukture pranuan kërkesën e grevistëve për miting, por jo pranë institucioneve shtetërore. Sindikata e pavarur e transportit kërkonte që tubimi të bëhej para Ministrisë së Rendit, gjë që u kundërshtua nga uniformat. Zëdhënësja Alma Katragjini, saktëson se tubimi u lejua të zhvillohej nga ora 11.00 deri në 12.00 tek ish-Flora, në mënyrë që të mos pengonte qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë arterie të rëndësishme rrugore. Policia paralajmëron se çdo veprim në shkelje me ligjin, do të konsiderohet e kundraligjshme. Për personat përgjegjës do të mbahen qëndrimet përkatëse. Sakaq, Katragjini shton se që pas daljes së urdhërit të ministrit Igli Toska për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shoferëve, janë marrë shumë masa. Kësisoj, janë bllokuar 41 mjete, u pezulluan 167 lejeqarkullimi pa liçensë dhe rezultojnë të aplikuara 7952 gjoba me vlerën e 7.706.750 lekëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›